Peticioni i yjeve dhe kultura e mëshirës

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 05:17
Eleni Laperi

(Drejtuar edhe Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Inva Mulës, Tedi Papavramit, Luljeta Lleshanakut, Rudolf Markut)

E nis ditën duke dëgjuar titujt e shtypit të ditës nga Bashkim Hoxha. Dhe sot u hodha nga shtrati, kur dëgjova për peticionin e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Inva Mulës, Tedi Papavramit, Luljeta Lleshanakut e Rudolf Markut. Më në fund disa shqiptarë me emër në botë u bënë bashkë për të kërkuar prej pushtetit shqiptar të ndreqë diçka. Po u trishtova, kur mësova çfarë kërkonin në peticionin e tyre këta yje botërorë të kulturës!

Nuk kam asgjë kundër kërkesës për të liruar Nazime Vishën dhe ndjeshmërisë ndaj dhunës e ndaj dramës së asaj vajze. Po më habit fakti, që këta personazhe me emër të kombit tonë kanë dëgjuar për dënimin e Nazimesë, ndërkohë që në këta 23 vjet nuk kanë dëgjuar për dhjetëra, në mos qindra familje, ku ka qindra në mos mijëra fëmijë, vajza e gra, që pa faj janë ‘burgosur’ në shtëpitë e tyre nga dhuna e pandëshkuar deri më sot e zakonit barbar të gjakmarrjes!

Gjakmarrja merr për vit jetë njerëzish në Shqipëri e sakaton qindra shpirtra për gjithë jetën. Të gjitha qeveritë kanë heshtur para këtij fenomeni, që na shtrembëron kujtesën kombëtare, që na mban të lidhur me një të shkuar të mbrapshtë e na nxin faqen para popujve të qytetëruar, të cilët e kanë flakur gjakmarrjen me kohë në koshin e hedhurinave. Për vite me radhë u munduam këtu në Shqipëri një grup artistësh të nxitnim ndjeshmërinë e qeveritarëve e ligjvënësve për këtë problem. Por askush nuk na dëgjoi. Pastaj, në vitin 2004 me shpenzimet tona (dhe ju siguroj, të nderuar miq me famë, se janë më modeste se sa mund ta imagjinoni!) shkuam pranë disa familjeve të ngujuara të Rrethit të Shkodrës dhe me ndihmën e biznesmenëve fotografë u dhamë nga një aparat fotografik e i mësuam si të bënin fotografi, për të treguar ëndrrat e dëshirat e tyre. Me ato fotografi organizuam një ekspozitë në Tiranë dhe thirrëm për të biseduar për gjakmarrjen përfaqësues të Parlamentit, të Presidencës, ministrive e mediat. Përveç një zyrtareje nga Presidenca e një përfaqësueseje të ambasadës amerikane, asnjë pushtetar nuk iu përgjigj thirrjes sonë. Ekspozitën rastisi ta shihte Pascal Hamon, atëherë në drejtorinë e muzeve të Francës dhe anëtar i shoqatës ‘Albania’ në Paris. Z.Hamon e mori ekspozitën në Francë dhe me shpenzimet e veta,‘Albania’ organizoi ekspozita shëtitëse në Francë, të shoqëruara me një katalog modest. Katalogun na e dërguan edhe ne dhe ne ua shpërndamë disa parlamentarëve, grave deputete e disa ministrave. Reagime pati vetëm nga fëmijë francezë, të cilët kishim bërë edhe kërkime, për të njohur Shqipërinë e gjakmarrjen e saj.

Pse i përmend këto? Sepse nënvlerësohet çdo gjë që krijohet në vend, duke mbivlerësuar çdo gjë që vjen nga jashtë. Sepse në Shqipëri artistët dhe intelektualët, që ngrihen çdo mëngjes e nisin të punojnë e studiojnë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe shëmbëlltyrën reale e imagjinare të Shqipërisë, që bien për të fjetur duke shkruar më parë se çfarë do bëjnë nesër për Shqipërinë, nuk respektohen dhe nuk përfillen nga pushteti. Të cilin ata e mbajnë me taksat që paguajnë, bashkë me shtetasit e tjerë shqiptarë. Asnjë piktor, me krijimtari tashmë të kristalizuar, nuk ka nga shteti vëmendjen minimale: një katalog. As Abdurrahim Buza i shkëlqyer, as Kol Idromeno i Motrës Tone, as Vangjush Mio – Orfeu i peizazhit shqiptar, as Edi Hila i mrekullueshëm, as Gazmend Leka – i shpirtit arbëror, as Lumturi Blloshmi tronditëse. Ajo që është më absurde: nuk ka katalog as Galeria Kombëtare e Arteve! Ndërkohë, mblidhen tri ministri e bëjnë katalog për një ekspozitë të B. Ahmetit – se jeton në SHBA, i bëjnë katalog O.Kaleshit – se jeton në Paris, ngrenë në qiell si yje dhe ftojnë nga jashtë të ndihmojnë kulturën e artin shqiptar një grup artistësh, edhe ata me shumë më pak vlera se artistët e studiuesit e shumëvuajtur e aspak të begenisur të këtushëm. Vetëm se ata jetojnë jashtë shtetit. Si dikur: mësonim përmendësh Naimin e Çajupin, po nuk njihnim Fishtën, Kutelin e Lasgushin, madhështorë që lanë kockat këtu.

Nga ana tjetër po përhapet me shpejtësi kultura e mëshirës. Shumë nga ne mësuan të ndezin qirinj për përshpirtje, duke tretur kilogramë të tërë dylli nëpër trotuaret e shkallët e godinave të bulevardit të Tiranës, duke u kthyer më pas të lumtur në shtëpi, sikur të kenë kryer një vepër të madhe. Edhe pse me qirinjtë e tretur në bulevarde veç kanë shprehur mëshirë e kanë larë duart si Pilati, se nuk kanë zgjidhur asnjë problem deri tani. Një gjest mëshire bëjnë sot edhe personazhet e nderuara me peticionin për Nazimenë. Koncepti fetar i mëshirës u ndie më fort në shoqërinë perëndimore, pasi u pranua koncepti judeo-kristian i Zotit si një hyjni, që ndien keqardhje për të gjithë njerëzimin. Dhe unë e pranoj mëshirën e Zotit, po them se vetëm Zoti ka të drejtë të mëshirojë. Ne, vdekatarët nuk kemi të drejtën e mëshirës. Ne kemi të drejtën dhe detyrën të respektojmë jetën, punën, vdekjen dhe të luftojmë që gjithkush të rrojë me dinjitet. Gjakmarrja, si shkelje e të drejtës së njeriut për jetë, arsim e punë mbijeton deri më sot, sepse për të është treguar vetëm mëshirë: koncerte nga znj. Topalli për gratë e ngujuara, disa ndihma ushqimore nga organizatat fetare e joqeveritare, thirrje të një gazetari për të ndezur qirinj për vajzën e vrarë bashkë me gjyshin, disa dokumentarë me portrete të lotuar në plan të parë… Edhe ministrja e tanishme e Arsimit shtron problemin e librave për fëmijët e ngujuar, jo zhdukjen e gjakmarrjes.

Unë i adhuroj poezitë e Dritëroit, romanet e Kadaresë, zërin e Inva Mulës, tingujt e violinës së Papavramit, filozofinë e vargjeve të Luljetës. Madje para ca kohësh, në një intervistë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës sonë, si pjesë e kujtesës së kombit që po shkatërrohet çdo ditë, kërkova(me naivitet)reagimin e Ismail Kadaresë, Inva Mulës, Tedi Papavranit etj. Pasi kisha bindjen se zëri i tyre do dëgjohej nga shteti ynë, që zërin tonë nuk e dëgjon aspak, edhe kur kemi dëshpërimisht të drejtë. Ndaj kur dëgjova sot se ishit mbledhur bashkë e kishit bërë një peticion, shpresova shumë të dëgjoja britmën tuaj për zgjidhjen e problemeve madhore të kombit tonë, si: gjakmarrja, mbrojtja e monumenteve të kulturës, apo rishkrimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e hartuar shkel e shko. Po ju e gjetët të arsyeshme të shpenzoni vullnetin e energjinë tuaj për një gjest të vogël mëshire.

Prandaj dua t’ju them se më zhgënjyet e kësaj here nuk jam me ju! Jam me klithmën e poetit Uilliam Bllejk: Nuk do nevojitej mëshirë për të mjerët, nëse nuk do t’i varfëronim të tjerët!

Shqip

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

shkrimi i shkëlqyer zonjë!

nuk mund të shtosh asgjë,aq më pak të kundërshtosh ndonjë fjalë!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Kadare i ka kushtuar "Prillin e thyer" gjakmarrjes, ndersa Driteroi e ka trajtuar gjere e gjate tek "Njeriu me top". Mos valle duhet te bejne peticion qe tu lexohen librat?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Mua or miq ky shkrim me duket pak si ajo puna e "A doni me per Belulin". Shyqyr qe na u be nje peticion nga emra te shquar, dhe tani une (znj. Laperi) me kete rast tregoj se cfare kam bere une, dhe qe edhe keta te peticionit ketu duhet ta bejne pa tjeter.

Ismaili, Driteroi, Tedi etj. etj. na kane bere nje peticion per Nazimen. Ate deshen ate bene. Ty zonja Laperi, po nuk te ka pelqyer ai peticion (sic nuk me ka pelqyer mua, por per arsye krejt te tjera, qe i kam lene ne nje koment ne shkrimin perkates), na shpiego perse nuk te pelqen ai peticion, jo te na shpallesh se cfare deshiron ti qe zonjat dhe zoterinjte e peticionit te bejne. Ata jane te lire ta ngrene zerin e tyre per ate qe ata e shohin te arsyeshme, kur e shohin te arsyeshme.

Kush deshiron t'i pergjigjet ketij komenti duke bertitur cfare plage e madhe eshte gjakmarrja, te mos mundohet kot se ketu nuk po them qe gjakmarrja nuk eshte plage qe duhet sheruar. Vetem po kritikoj menyren qe ka zgjedhur znj. Laperi per ta bere kete duke marre shkas nga nje peticion qe nuk ka lidhje fare me kete problem

Submitted by Zapbone (not verified) on

Zonje me pelqen sovraniteti juaj. Respekti qe tregoni per te tjeret dhe, sidomos rrespekti qe keni per veten dhe ky eshte shkrim respekti. Me pelqen vetedija, vetebesimi, vetenderimi, vetedashuria e vetepergjegjsia per punen qe beni. Edhe forma e sinqerte e shkrimit me pelqen. Nga pese yje une ju jap tre.

Submitted by Vetvetja (not verified) on

Meqe ke ndihmuar per nje ekspozite per gjakmarrjen dhe te tjeret nuk te kane dhene dafinat nuk do te thote se nuk duhet te revoltohesh. Duket sikur kete artikull e ke pasur gati dhe te mungonte vetem titulli, dmth sebepi. Po mos ishte peticioni do ishte dicka tjeter, psh "Ministri i brendshem beri per vizite ne Kruje, qeveria hapi nje shkolle te re, apo u ndertua nje ferme me struca per prodhimin e vezeve". Do e merrje lajm dhe e do e ktheje si doje: "mire qe une ferma me struca po kemi dhe gjakmarrjen si problem,fryjini pak ceshtjes qe te kthehet ne rend te pare, te investohen ca para nga brenda dhe jashte, dhe te thithim ca fonde ne keto shoqatat qe drejtoj une."

Na bej listen e shoqatave apo OJQve ku ti mjel para pastaj shohim.

Submitted by peco (not verified) on

1. Une nuk i a uroj zonjes Laperi te ndodhej ne keto kushte, por do te dinja si do te reagonte ajo ne se vajzen apo mbesen e saj 13 vjecare do ta perdhunonte nje burre i martuar dhe te vazhdontete kishte mardhenie seksuale ilegale me ate vajze per me se 5 vjet? (Nuk di ne se shoqja Laperi ka vajze apo mbese dhe  nese nuk ka  le te mendoje per nje cast sikur te ishte vajza apo mbesa e saj).

2. Njerzit elitare qe kane neshkrua kete lutje, jo vetem qe kane folur me veprat e tyre, por, por, por, por, por, por, por njeqind here "por", por se nuk kane folur me pare, atehere deytrimisht te vazhdojne tere jeten te mos flasin dhe te mos japin medimin e tyre per probleme madhore qe ka sot ne Shqiper?

3. Mos medo se rasti i kesaj vajze te mjere qe i u shkelmua, qe i u shkallmua,qe i u shkaterua jeta qe pa mbushur mire moshen e adolesheces , nuk eshte poblem madhor? Sa e sa vajza te tjera kane pesuar si e pesoi Nazimea? Ka me dhjetra, por vetem kjo, edhe pse ne menyre disi te gabuar , por duke qene gjate gjith atyre viteve e tronditur psikollogjikisht, qe gjate moshes te rinise shikonte se si vajzat e moshes ta saj kishin shoke e shoqe, ndersa kjo ishte e detyruar forcerisht t'i neneshtrohej seksualisht nje burri moster me moshe sa babai i saj,pra e ndodhur ne keto kushte te rrenda psikollogjike ariti t'i merte jeten atij qe i kishte mare rinie, qe e kishte privuar nga jeta e njejte me moshtaret e saj. Dhe kushdo njeri me ndjenja njerezore do te thoshte me bindje dhe padyshuar aspak se ajo veproi drejt. Dhe per kete nuk duhet denuar.

Edhe sikur te mos denohej Nazimeja, ajo denimin e mbart dhe do ta mbarte me vete tere jeten. Por do te ishte teper njerezore, humane qet'i jepej mundesija te ingranohej ne shoqeri, aq sado te mundej, e te jetonte pa makthe dhe pa frike.

Me kete shkrim Laperi tregon se eshte njelloj si shumica e shqiptreve qe reagojne kunder dickaje vetem atehee kur preken personalisht dhe jo kur cenohet qofte dhe nje qytear i shoqerise ku jetojne!

Submitted by Ritter (not verified) on

Ka te drejte Daj Ceni: doni me per Belulken. Po ju vete zonja Laperi pse nuk u kujtuat per Nazimen? Po te lirohet neser do ti gjeni nje strehe dhe nje pune? Apo thjesht flisni dhe merrni fonde

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.