Hipokrizi

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 08:40

ILIR HASHORVA/Në garë për të shprehur sa më dramatikisht shqetësimin dhe indinjatën maksimale për shfaqjen e fotografisë së Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve më 29 Nëntor, “Ditës së Çlirimit”, drejtues të PD-së  u shprehën në këtë mënyrë: Mersila Doda – “Ajo që ndodhi ishte skandal”; Jozefina Topalli – “Rama-Meta fyejnë e provokojnë shqiptarët”; Lulzim Basha – Rama-Meta po luani me zjarrin, ish-të përndjekurit... nuk do t’ua falin...”

Besoj se nostalgjikët e Enver Hoxhës e pritën me kënaqësi atë shfaqje, një shumicë e ish-të persekutuarve të Enver Hoxhës e pritën me indiferentizëm, ndërsa unë e prita me realizëm, e prita si një rrjedhim logjik të politikës së ndjekur në këta 22 vjet dhe mbase e kam gabim, por, të them të drejtën, u habita vetëm që ndodhi kaq vonë.

Enver Hoxha u ndodh me fotografinë e tij më 29 Nëntor në Varrezat e Dëshmorëve, sepse ajo ditë ishte dita e tij dhe ai vend ishte vendi i tij. Në atë ditë, 69 vjet më parë, Enver Hoxha erdhi në pushtet dhe qëndroi derisa desh vetë, derisa vdiq. A nuk duhej ta përkujtonte ai atë ditë? Në atë vend, mbase 99 për qind e të prehurve, kanë pasur si komandant e si udhëheqës Enver Hoxhën dhe kanë vdekur me emrin e tij në gojë. A nuk duhej të qëndronte ai midis tyre? Për mua e çuditshme nuk ishte prania e portretit të Enver Hoxhës, por  prania në atë vend dhe në atë kohë e atyre që e mbajnë veten si antikomunistë, si Jozefina Topalli me shokë e me shoqe.

Kemi afro 70 vjet që jetojmë midis hipokrizisë. Hipokrizi në kohën e komunizmit e hipokrizi në kohën e demokracisë. Në kohën e komunizmit thoshim se vdisnim për komunizmin e nxirrnim rrylat e fytit e bënim duart gjak për të brohoritur Enver Hoxhën kur, në të vërtetë, ia kishim krejt me të pabesë atij dhe komunizmit të tij. Sapo komunizmi e Enveri ranë, u vumë në garë se kush do të shante më shumë komunizmin dhe Enver Hoxhën. Sot, themi se vdesim për demokraci, por nuk zbatojmë asnjë nga parimet kryesore të demokracisë. E gjithë politika e këtyre 22 viteve të fundit ka qenë një diskreditimin i vazhdueshëm i sistemit demokratik dhe një përpjekje e tërthortë, por konsistente dhe eficiente për rikthimin e sistemit të mëparshëm.

Themi se jemi kundër komunizmit dhe pro sistemit demokratik, por pronarëve të vërtetë, atyre që u persekutuan nga pasja e një prone gjatë komunizmi, jo vetëm nuk ua kthejmë pronat, por me ligj e pa ligj ua grabisim përditë ato; themi se jemi kundër komunizmit, por të pushkatuarve nga komunizmi nuk i ndihmojmë as t’u gjenden varret, pa le më të krijojmë për ta ndonjë varrezë të posaçme; themi se jemi kundër komunizmit, por kapardisemi akoma me titujt, dekoratat e medaljet e komunizmit: “Hero i Popullit”, “Mësues i Popullit”, “Artist i Popullit” etj. etj; themi se jemi kundër komunizmit, por festojmë ende festat dhe datat që na la trashëgim komunizmi; themi se jemi kundër komunizmit, por nxjerrim si fajtorin e vetëm të asaj ideologjie dhe praktike Enver Hoxhën, sikur ai të kishte qenë vetëm, pa asnjë ndihmës; themi se jemi kundër komunizmit, por mbrojmë dhe përkrahim vetëm ish-komunistët dhe pasardhësit e tyre; themi se jemi kundër komunizmit, por nuk dënuam asnjë, të paktën një, nga ata që u dalluan për sadizëm gjatë komunizmit; themi se jemi kundër komunizmit, por nuk kemi ndërtuar ende asnjë memorial a muze të qëndrueshëm e dinjitoz të viktimave të komunizmit; themi se jemi kundër komunizmit, por nuk kemi hartuar ende një histori të  besueshme të krimeve të komunizmit të sponsorizuar nga shteti dhe të hartuar nga njerëz të pa lidhur me politikën e ditës; themi se jemi kundër komunizmit, por akoma rrugët, shkollat dhe institucione të ndryshme i kemi me emra komunistësh; themi se jemi kundër komunizmit, por nuk hapim dosjet e spiunëve të komunizmit, ashtu siç kërkohet në përgjithësi nga populli, megjithëse unë nuk jam për metodën e hapjeve të dosjeve ashtu siç kërkohet, pra nga shteti, por për metodën e përdorur nga Mandela në Afrikën e Jugut, për metodën sipas së cilës, persekutorët e sistemit të vjetër, cilët do qofshin ata e jo vetëm spiunët, t’i hapin vetë dosjet e tyre para komisioneve shtetërore të përbëra nga njerëz të pavarur nga politika, në prani të publikut dhe medieve, dhe, pas kësaj, të marrin amnistinë, ndërsa ata që nuk paraqiten para atyre komisioneve dhe nuk i shpallin krimet e tyre, të dënohen nga shteti në përputhje me krimet e kryera.

Sa larg jemi sot kundrejt asaj që ishim më 20 shkurt të vitit 1991! E kjo - vetëm si pasojë e politikës hipokrite të atyre që drejtuan punët e shtetit në këto 22 vjet, të atyre që dje tradhtuan komunizmin për interesa meskine personale e sot tradhtojnë demokracinë po për ato interesa.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

E kush do ta bej nje muze per pervuajtjet e te burgosurve politike? Shikoni cfare qullosen tek nje memorial i inaguruar vjet. Shikoni idete e atij Lubonjes te te kaluar nga parajsa ne ferr e perseri ne parajse. Shtylla miniere, qe askush qe nuk i ka pare me vemendje dikur, nuk i kupton cfare jane. Pra ne radhet e te persekutuarve kemi njerez pa ide, pa kulture, pa fryme dhe pa individualitet.

Pa ju thoni komunisteve, o burra ndertoni nje muze per Enver Hoxhen, cfare jane ne gjendje te bejne...???

Submitted by dritan (not verified) on

A thua valle qe te gjithe ata qe jane vrare gjate luftes te jene vrare per Shqiperine e Enver Hoxhes ne 50 vitet qe pasuan ???

Nuk e besoj dot se ata njerez do jepnin jeten per nje percudnim te tille dhe per kete aresye lidhja qe ti u ben deshmoreve me kasapin duke mos bere ndarjet e koheve dhe aresyeve per te cilat ata u flijuan ne mos qofte e qellimshme eshte e gabuar.

Submitted by Lulo (not verified) on

Po shfaqet nje specie e re: Mbrojtesit vullnetare te qeverise, diçka si vullnetaret e djeshem te Enverit

Submitted by i persekutuar (not verified) on

i konsideroj komunistet e paster e te ndershem si vellezer dhe i respektoj sepse kjo eshte bindja e tyre, por krimenele si enver hoxha dhe ata te tjere qe i lyen duart me gjakun e pafajshem te shqiptareve qoshin te mallkuar dhe patjeter do digjen ne ferr. ne shqiperi extremizmi i ish enveristave esht ne kulm dhe vazhdon(enveristat e PS urrejne Enveristat e PD) imagjino urrejtjen qe kane ata per ballistat & zogistat, ose ish klasen e pasur te permbysur nga diktatura.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

E verteta  nuk shprehet me fjale. E verteta shihet dhe eshte rrjedhoje,sepse asnje teori nuk  e mbulon realitetin ne menyre te pershtatshme.Kemi gjithe jeten qe jetojme me etiketa : komunist,ballist,zogist,pedeist,socialist...........

Mendoni se ka nje kapitalist qe kerkon te dije se ç'ka te mire ne sistemin komunist,mendoni se nje komunist do te kuptoje se ç'ka te mire ne sistemin kapitalist? Mendoni se nje i pasur mendon per njerezit e varfer?

Gjithesecili ka pozicionin e tij dhe nga ai pozicion degjon dhe vepron.

Kane kaluar me teper se 100 vjete dhe objektivat qe  ishin vene nga Rilindasit akoma nuk jane realizuar.

Iluzioni me i madh eshte te mendosh se dikush tjeter do ta beje ate qe te takon ty ta besh.

Amerika,Europa,Kina do ta bejne Shqiperine fushe me lule?!

Apo do ta bejne çeqet bosh,apo do ta bejne sloganet :Bota financon ne drejtojme?

Ne jemi te burgosurit e koncepteve tona,te burgosurit e endrrave !

Persona te pergjumur,te vdekur qe " drejtojne " qeverine. Kaq e shtrember qenka kjo qeveria?

Paguajme taksa per shkollen dhe pretendojme te shkojme ne shkolla private. PSE ?????????????????

Paguajme taksa dhe kurohemi me lek ne spitale publike.PSE ?????????????????????????????????????

Paguajme taksa dhe per te kerkuar te drejten na duhet te paguajme gjykatat. PSE????????????????????

Problemi eshte se ne nuk veme mend. Te gjithe e kane kuptuar se sistemi totalitar,(komunizmi) ishte i keq dhe produkti i tij ishte regresiv dhe mbytes per njeriun,por te pakte jane ata qe kane vene mend nga kjo gje.

Njerezit e shpenzojne kohen duke akuzuar te tjeret,duke ja vene gjithe fajin te tjereve,jetes,shoqerise,fqinjit duke kerkuar qe ndryshimi te vije nga tjetri.NDRYSHIMI FILLON KUR TI NDRYSHON.

E vetmja menyre per te ndryshuar eshte te vesh mend,te kuptosh.C'do te thote kjo?

Do te thote te vihesh ne kontakt me realitetin,te dalesh nga burgu i koncepteve dhe i programimit te gabuar,i bindjeve false,fantazive dhe te zhytesh ne realitetin e shkelqyer dhe te mrekullueshem :SHQIPERIA.

Po e mbyll me nje histori interesante te lexuar ne nje liber :

Nje person shpiku artin e zjarrit.Vajti ne nje tribu dhe u mesoi se si ndizet zjarri.I interesonte mireqenia e tyre dhe jo falenderimi i tyre dhe kur ata mesuan si ndizet zjarri u largua fshehurazi nga ata.

Shkoi ne ne nje tribu tjeter dhe filloi te beje te njejten gje,por drejtuesit dhe prifterinjte e kesaj tribuje pane qe njerezit po terhieshin drejt tij dhe per kete arsye vendosen te çlirohen na ai.E helmuan e vrane nuk ka rendesi.Dhe nga frika se mos njerezit revoltoheshin kunder tyre i bene nje portret ,skulpture, dhe e vune ne nje altar se bashku me veglat qe perdoreshin per ndezjen e zjarrit ne menyre qe njerezit ta adhuronin.

Adhurimi dhe kulti vazhduan,por nuk u perdore kurre zjarri!

Ku eshte zjarri?  Ku eshte Dashuria?  Ku eshte Liria ? KU ESHTE DEMOKRACIA ?

Nese kulti nuk çon tek dashuria,nese liturgjia nuk udheheq per nje perceptim me te qarte te realitetit,perse na hyn ne pune pluralizmi? PER TE NA PERCARE ME SHUME SE C'ISHIM?

Bota nuk vuan nga mungesa e sistemeve,por nga mungesa e dashurise,nga mungesa e vetedijes.

Nuk perdoret fshesa per te hequr erresiren,nuk perdoret urrejtja per te hequr vuajtjen,nuk perdoret hakmarrja per te hequr padrejtesine.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.