A do të paguajnë më pak 95% e shqiptarve?

Pasi qarkulloi në media një tabelë me skemën e re e tatimit mbi të ardhurat personale, Ministri i Ekonomisë Ahmetaj deklaroi për Top Channel se ende nuk ka një draft të paketës fiskale për 2014-ën. Por ai siguroi se “pasi të kemi përfunduar programin me FMN-në dhe Bankën Botërore, sistemi fiskal do të bëhet i tillë që 95% e shqiptarëve të paguajnë më pak se sa sot”.
Deklaratë e fortë kjo, që jo vetëm s’mund të kalojë dot filtrin e ekonomistëve të FMN-së dhe Bankës Botërore, por s’mund të bindë edhe një student të fakultetit ekonomik. Sepse edhe ky i fundit e di që shumica e shqiptarëve nuk kanë të ardhura personale të tatueshme (ngaqë merren me bujqësi mbijetese, ose për arsye papunësie, familjare, moshe, qënie në shkollë, page/pensioni nën 300 mijë lekë të vjetra, etj.). Në fakt, nga 3 milionë shqiptarë që banojnë sot në Shqipëri, rreth 0.5 milion paguajnë tatime mbi të ardhurat personale.
Pra ndryshimi i skemës së tatimit mbi të ardhurat personale mund të ndikojë vetëm tek 18% e shqiparëve – shumë larg 95 përqindëshit të Ahmetajt. Maksimumi që mund të ndodhë nga ndryshimi i kësaj skeme, është që të përfitojë diçka 95% i 18 perqindeshit që sot tatohet mbi të ardhurat personale. Dhe këtë gjë edhe mund ta pranojnë ekonomistët e FMN-së dhe Bankës Botërore (pavarsisht komplikimeve që do të sillte skema e re progresive në mbledhjen e tatimeve), sepse në fund të fundit, tatimi mbi të ardhurat personale mbulon vetëm 7.5% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit.
Në mënyrë të ngjashme, ulja e taksave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore do të prekte vetëm ata që kontribuojnë në këto dy skema. Aktualisht, vetëm 25% e shqiptarëve paguajnë taksa të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
Që nga paketa e re fiskale të përfitojnë 95% të shqiptarëve, duhet që të ulet Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH), të cilin e paguan aktualisht çdo shqiptar – edhe ata që punojnë edhe ata që s’punojnë, edhe fëmijët edhe pleqtë. Në çdo 600 lekë që paguan një qytetar në furrë për bukën, 100 lekë i shkojnë shtetit si TVSH; në çdo 60 mijë lekë që i paguan një qytetar Çezit për energjinë elektrike, 10 mijë lekë i shkojnë shtetit si TVSH; në çdo 120 lekë që paguan një qytetar për vezën, 20 lekë i shkojnë shtetit si TVSH; në çdo 60 lekë që paguan një fëmijë për një çamçakiz, 10 lekë i shkojnë shtetit si TVSH, e kështu me rradhë. Dhe që t’u ulet barra fiskale 95% të shqiptarëve, duhet që të paguajnë më pak TVSH për këto mallra e shërbime.
Por a do të ishin dakord ekonomistët e FMN-së dhe Bankës Botërore me një ulje të tillë. Si zorr. Sepse TVSH-ja është zëri kryesor i të ardhurave të thesarit – mbulon plot 26.6% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit. Dhe buxheti i shtetit dihet që është në vështirësi – a nuk është kjo arsyeja që po i kërkojmë ndihmë FMN-së dhe Bankës Botërore?
Një rrugë tjetër për të ulur barrën fiskale për 95% të shqiptarëve do të ishte edhe ulja e akcizave dhe taksave doganore, sepse ato i paguajnë tërthorazi të gjithë shqiptarët – si fëmija që ble një çokollatë të importuar nga Turqia, edhe plaku që pi një kafe të importuar nga Kolumbia. Por të ardhurat nga akcizat dhe taksat doganore mbulojnë 10% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit dhe, për më tepër, janë edhe më të kollajtat për t’u mbledhur. Për këtë arsye ekonomistët e FMN-së dhe Bankës Botërore nuk do të ishin dakord me një ulje të tyre.
Në fakt, ekonomistët e FMN-së dhe Bankës Botërore mund të ndërrojnë mendje në lidhje me një ulje të arsyeshme të të gjithë tatimeve dhe taksave të mësipërme, në qoftë se administrata tatimore do të tregonte aftësinë për të ulur ndjeshëm evazionin fiskal të kompanive që fshehin fitimet dhe në qoftë se administrata shtetërore do të tregonte aftësinë për të ulur ndjeshëm korrupsionin në investimet dhe shpenzimet publike. Mburrjet e Spiropalit se Drejtoria e Doganave ka mbledhur në dymujorin e fundit 2.2 miliard lekë më shumë se një vit më parë nuk mund t’ua mbushin mendjen ekonomistëve të FMN-së dhe Bankës Botërore. Ato lekë mbulojnë vetëm 0.5% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit…
Comments
95% e atyre qe paguajne taksa

95% e atyre qe paguajne taksa

"Tatimi i Vlerës së Shtuar

"Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH), të cilin e paguan aktualisht çdo shqiptar – edhe ata që punojnë edhe ata që s’punojnë, edhe fëmijët edhe pleqtë."

eshte e qarte paraprakisht se

eshte e qarte paraprakisht se ligji prek vetem ata qe marrin rroge. dhe dihet se te tjeret varen prej rrogave te atyre qe punojne. pra saktesimi mbi 95 % nuk me duket se ndryshon ndonje gje ne thelb, pra lidhur me sistemin.

per sa i perket uljes se taksave, sigurisht qe FMN dhe BB nuk i pranojne kurre ato. eshte e thjeshte, borxh dhenesi nuk do ja lejonte kurre borxhliut ta zgjidhte qesen, sepse deridiku me te drejte i quan parate e harxhuara "parate e tija".

por ceshtja e varferise eshte lidhur shume ngushte me TVSH-ne e ushqimeve dhe kjo mund te permirsoje jeten e 100 % te shqiptareve. paradoksalisht kjo ka edhe nje ndikim tjeter pozitiv, sepse rrit konsumin. ne shqiperi konsumi eshte i taksuar ne menyre te tejskajshme dhe ne menyre te drejtperdrejte.

Amerika ka ndjekur gjithmone rrugen e kundert pra mos taksimin e konsumit dhe ka pasur rezultate te jashtezakonshme.

Me keqardhje per nje

Me keqardhje per nje staticien. Jane rreth 450 mije te punesuar ne privat dhe ne shtet (rreth 90 mije ne shtet). Nga keta te punesuar 60% e tyre e kane rrogen mujore nen 300 mije leke. Afer 30% e kane nga 30 mije deri ne 90 mije, dhe vetem 10 % e te punesuarve e kane rrogen mbi 90 mije leke. 10 % te punesuar jane afer 45 mije vete. Vetem keta do te paguajne me shume . Dhe 45 mije vete eshte e barabarte me 1.12 % e shqiptareve. Po flitet te shqiptareve, jo te punesuarve.

po flitet per te ardhurat

po flitet per te ardhurat personale, jo vetem pagat

Nuk se kuptojme se kush

Nuk se kuptojme se kush deklaron te ardhura personale ne Shqiperi pervec te punesuareve, ku hyjne dhe biznesmenet e fuqishem. Te ardhurat ata i deklarojne si rroge mujore. A n.q.s une shes automjetin dhe detyrohem te paguaj mbi cmimin e shitjes, nuk e di se kjo mend te quhet e ardhur personale...

billi ku jeton ti? ne

billi ku jeton ti? ne shqiperi shteti mban ne burim tatim mbi te ardhurat per te gjitha interesat e depozitave ne banka, per te gjitha qerate qe behen me kontrate noteriale, per te gjitha pasurite e paluajtshme qe shiten me vlere me te madhe se se vlera e blerjes se meparshme, per dividendin qe marrin ortaket/aksioneret e kompanive private, etj

Eshte e vertete, ulje taksash

Eshte e vertete, ulje taksash per 95% te shqiptareve eshte nje parulle e sajuar ne selite e partive, e disenjuar per te shushatur njerezit, ashtu si hapja e 300 mije vendeve pune. Keta njerez kane nje instinkt peshkaqeni per te marre pushtetin, po se ç'do te bejne me te, as qe i'a kane idene. Siç edhe thote Zaloshnja, ulje taksash per 95% te shqiptareve mund te behet veç nese ulen ato taksa qe prekin 100% te shqiptareve, dhe ketu hyjne TVSH e akciza. Tatimi mbi te ardhurat e punesimit, po u ul, do te jape nje efekt te paperfillshem, ngaqe dihet qe shumica e te punesuarve, perjashto sektorin publik, jane te padeklaruar ose te deklaruar me paga fiktive(per te shmangur tatimin mbi te ardhurat dhe sig.shoqerore deklarohet nje page sa gjysma e asaj qe merret realisht, dhe pjesen tjeter e marrin ne te zeze ne dore). E vetmja kategori qe e ha ne kete rast jane menaxheret , inxhinieret, juristet, ekonomistet, arkitektet qe e kane pagen mbi 100 000 leke. Me sistemin aktual, une personalisht i jap shtetit çdo muaj 30 000 leke(rreth 15 000 sigurime shoqerore, dhe pjesa tjeter tatim page). Pra paguaj pothuaj sa ç'paguan shteti nje pozicion ne administrate. Nuk marr asgje ne kompensim, dhe imagjino tani qe del nje budalla ne televizor e thote qe 30 000 qe ti i jep shtetit nuk jane boll, duhet te japesh edhe 10 000 te tjera se ti je i pasur, dhe as qe pyesin nese ke kredi mbi kurriz, per faturen e dritave qe nuk bie poshte 60 000 lekeshit, femijet me kopesht a çerdhe, çmimin e karburantit apo abonese se autobuzit. Ca eshte kjo logjike?

Keta njerez nuk duan apo nuk arrijne te kuptojne qe nuk eshte puna ajo qe duhet taksuar, por biznesi. Keta tyryfyla, nuk merren me evazion fiskal te biznesit, dhe t'i bejne te gjithe te paguajne nga pak, por dalin edhe me marrina origjinale te tipit: "takse 0 per biznesin e vogel" . Sikur biznesi i vogel, edhe keshtu si eshte, te mos ishte gropa e zeze e evazionit fiskal ku nje zinxhir kompanish nga importuesit e medhenj deri te shitesi i fundit fshehin fitimet. Ne vend qe ta mbyllin kete grope, keta duan ta rrisin. Ca jane keta njerez qe drejtojne shtetin, a di njeri te me thote?

Keto jane disa injorante qe e
Keto jane disa injorante qe e kane kapur kete vend dhe nuk kane ndermend ta leshojne. Ketu perfshij te gjitha partite. Sic po rrokulliset ky vend edhe afrika do behet me mire. Cdo gje po kalbet. Politikanet mburren se rritja ishte 1.5 apo 2 %. Nderkohe qe ne minimalisht duhet te kemi rritje 6% ne vit qe te futemi ne rruge te zhvillimit ekonomik. Shoqeria po kultivon cdo ves te mundshem. Arsimi eshte bere si kafene. Dekanet dhe rektoret te japin pershtypjen e biznesmeneve apo te forteve me makina luksoze.
Nuk e di se si do shkoje ky vend.
Vetem meqe e ke permendur, se

Vetem meqe e ke permendur, se nuk ka lidhje me temen e shkrimit, po a di gje cfare behet me ate premtimin e famshem per 300,000 vende te reja pune? A eshte hapur gje apo hic, ishte si pune perralle........(pyes se nuk jam ne Shqiperi).

Add new comment