Zemërimi i njerëzve dhe mjeshtrat e statukuosë

Tema e protestave kundër armëve kimike vazhdon të ketë një farë jehone, por duket sheshit se ajo po zbehet shpejt, veçanërisht në mediat televizive dhe shtypin e shkruar të vendit tonë dhe, ç’është më e keqja, duke u keqinterpretuar edhe kur rimerret. Protestuesit kanë heshtur tashmë. Shumica e tyre janë strukur në shtëpi apo në foletë e blogjeve të internetit, kurse organizatorët ambientalistë apo ata të AKIPI-t nuk dihet se me çfarë merren tani në zyrat e tyre të vogla. Si rëndom, skenën e opinionit publik, veçanërisht atë mediatike, e zaptuan përsëri manipuluesit e përhershëm të statukuosë: ata që natë e ditë, ditë e natë merren vetëm me akuza të ndërsjella për të na provuar se kush është më i keq Berisha apo Rama, Rama apo Berisha apo Ilir Meta.
Kur bie fjala për protestën, bie në sy se mjeshtrat e maxhorancës nuk kanë shumë qejf ta përmendin atë. Por, kur shtrëngohen, përdorin shpesh shprehjen “menaxhim i keq” që solli “panik”. Pra, me demek, të kapur në befasi nga armiqtë e popullit, që ishin “ekspertët e rrugës”, njerëzit i kapi paniku. Disa të tjerë, po nga kjo llogore, vënë në dukje faktin se sa e qetë, paqësore, ishte protesta – në sajë të ekipit të ri që na ka ardhur në pushtet. Andej nga llogorja tjetër, ndërkaq, askush nuk guxon të merret me faktin se Berishën dhe Bashën protestuesit i përzunë. Madje, disa syresh, të sigurt se s’ka asgjë tjetër përveç tyre në horizont, kanë filluar të fërkojnë duart e të thonë se edhe pak e, me këtë kryeministër që bën gafa kësisoj, atyre do t’u duhet t’u kthehen shpejt karrigeve që s’u ka dalë akoma era e korrupsionit të tyre.
Ndërkaq, janë duke u shuar edhe debatet pa fund midis tri kategorish proamerikanësh, që mbushën mediat ditët e para pas protestave: proamerikanët e maxhorancës që na thanë se ky refuzim i gabuar na prishi shumë punë dhe ishte diçka e pafalshme për ata që e nxitën, proamerikanët e opozitës që na thanë se amerikanët nuk kishin faj në këtë punë, se fajin e kishte Edi Rama që iu ofrua atyre me vullnetin e tij për të marrë ndonjë çmim apo ftesë në Shtëpinë e Bardhë, si dhe proamerikanët që na thanë se ky refuzim nuk na prishi punë me amerikanët. Me mesazhin e John Kerrit për 28 Nëntorin, duket se u ftillua edhe kjo punë. Çdo gjë do të shkojë si më parë, për bukuri, ashtu siç kërkojnë edhe mjeshtrat e statukuosë. Amerikanët shohin te klasa jonë politike, si në maxhorancë edhe në opozitë, partnerë luajalë, ashtu sikurse ne shohim te SHBA mikun e madh. “Rroftë udhëheqja jonë e lavdishme!” “Rroftë miqësia shqiptaro – amerikane!” “Miqësia – garancia!” “Rrofshin festat e 28-29 Nëntorit!”.
Në këtë atmosferë festive, deputetët e të gjitha palëve aprovuan me unanimitet rezolutën e paraqitur nga llogorja djathtas, që kërkon dhënien e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian. E meritojmë, posi nuk e meritojmë, me këta burra fantastikë që kemi në krye të vendit. U harrua edhe shumëkatëshja që na ka vjedhur deri edhe detin për të cilën akuzojnë njëri-tjetrin.
Ndërkaq, duket sikur askush nuk do t’i përmendë e analizojë fishkëllimat dhe dëbimin e Berishës, Bashës e Ilir Metës nga protestuesit dhe as zemërimin e tyre të pafund ndaj Ramës. Mjeshtrat e statukuosë na thonë: tani që ju doli paniku, kthehuni e rrini para televizioneve tona e ndiqni komedinë e trushpëlarjes që ju bëjmë ditë për ditë, duke ju treguar se kë duhet të votoni në zgjedhjet e ardhshme – koalicionin PS-LSI apo atë PD-LSI – sipas radhës gjithmonë, me rotacion, sepse jemi një vend demokratik si gjithë të tjerët. Si intermexo mund të ndiqni ndonjë takim të udhëheqësit të lavdishëm të maxhorancës me shkrimtarët dhe artistët, – kujdes, jo në Lidhjen e Shkrimtarëve as në Galerinë e Arteve, por në Kryeministri, – apo ndonjë refleksion në facebook të udhëheqësit historik të opozitës që tallet me piktorin e dështuar. Dhe për çdo rast ekstrem, si ai i armëve kimike, mos harroni se kemi Ilir Metën që i qetëson gjakrat duke u kujtuar ekstremistëve të të dy anëve të mos shkojnë shumë larg se po iu hapën petët lakrorit, s’ka qen që ta hajë më atë.
Mirëpo mua më duket se këtij lakrori i janë zbuluar petët keqas tashmë. Dhe protesta e provoi këtë. Flaka e saj hodhi një dritë, që ndriçoi disa të vërteta, që s’mund t’i fshehin dot dritat e ekraneve dhe faqet e gazetave të llogoreve. Ajo tregoi zemërimin dhe mllefin e madh që ekziston ndaj kësaj kaste në pushtet. Ata që flasin për panik, duan të gënjejnë veten. Ajo që ndodhi nuk ishte panik, sepse paniku nënkupton një situatë ku njerëzit ikin me vrap për t’i shpëtuar një rreziku. Kurse njerëzit u mblodhën, sepse ndjenë sigurisht një frikë, por edhe sepse ndjenë një zemërim të madh. E vërteta është se ne u ndjemë të poshtëruar pa limit; dy herë të poshtëruar, shumë herë të poshtëruar – prandaj dhe të zemëruar. Në thelb, zemërimi u ngjall pasi donim të ndiheshin të barabartë në dinjitet me të gjitha shtetet e këtij rruzulli dhe me të gjithë individët e tij. Donim të ndiheshin të barabartë me norvegjezët, me turqit e të tjerë, qeveritë e të cilëve i thanë “jo” me shumë lehtësi asaj aventure, pa i shtrënguar qytetarët e tyre të dalin në protesta. Ne u ndjemë të poshtëruar, prandaj dhe të zemëruar, pse u paraqitëm, si gjithmonë, të gatshëm për t’u kthyer në kosh plehrash; por edhe pse dëgjonim të na thuhej, nga të ashtuquajturit miq apo partnerë: ju mund të keni goxha përfitime nga kjo punë, duke nënkuptuar atë që s’na e thoshin drejtpërdrejt: pse tregoheni edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë; përderisa nuk jeni në gjendje të punoni e të ndërtoni një ekonomi të shëndoshë me bujqësi e turizëm dhe agroturizëm, të jetoni thjesht dhe me nder në një vend të pastër, pse nuk e pranoni këtë ofertë që mund t’ju ndihmojë të pastroni edhe haletë tuaja që nuk jeni në gjendje t’i pastroni vetë? Shikoni si jeni katandisur dhe ulni kokën, merrini ato para dhe filloni punoni; më mirë kjo punë e ndershme me maskat e gazit në fytyrë, sesa me maska grabitësish, hajdutësh e trafikantësh – siç e keni mbushur vendin. Tek e fundit, edhe po vdiqët ca vite më parë nga kanceri apo nga ndonjë shpërthim aksidental, nuk u bë kiameti. Pse ç’e dini veten, mos pandehni se jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj vlen sa ajo e qytetarëve dhe fëmijëve amerikanë? Harruat se si jeni mbytur me gra e me fëmijë në ujërat e Adriatikut e Jonit për të shkuar të punoni si shërbëtorë. A nuk e shihni se po vriteni përditë rrugëve, ngaqë as dini t’i ndërtoni, as dini t’i ngisni makinat si njerëz normalë? A nuk e shihni se thithni në qytetet tuaja një ajër, që është njëqind herë më keq se helmet e Asadit?
Njerëzit u zemëruan pra, edhe sepse ndienin një të vërtetë në këto “argumente”, por edhe sepse jo çdokush pranon ta identifikojë veten me llumin e këtij vendi dhe, mbi të gjitha, sepse këtë racizëm e poshtërim e ndiejnë se u vjen nga kasta në pushtet, mjeshtrat e statukuosë, që prej kohësh e kanë ndarë këtë shoqëri në capak, ata, që, me demek, do të hyjnë në histori e do të pasurohen për shtatë breza dhe në shumicën idiote dhe injorante që thjesht duhet të shërbejë si masë skllevërish, që duhet të punojë për pasurimin e tyre e për të ngritur piramidën e varrit të tyre.
E pra, problemi është se zemërimi i protestave të nëntorit duhej të mbahej gjallë për t’i kërkuar llogari kësaj kaste, që na ka sjellë në këtë gjendje ku thuajse përditë ndodhin skandale për të cilat njerëzit thonë: kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Sepse ndërkaq nuk vonuan poshtërimet e radhës, nga ato që ndodhin vetëm në Shqipëri. Paçka se jo aq të rënda sa sjellja e armëve kimike, ato janë të tilla që duhet t’i mbajnë njerëzit në rrugë. Ja shikoni kronikën e vetëm dhjetë ditëve të fundit: në burgjet tona të sigurisë së lartë të burgosurit mbajtkan brenda deri edhe kallashnikovë! Ndërkaq mjeshtrat e statukuosë grinden se policët e kujt i kanë futur: ata të këtyre apo të atyre? Prokurorët e gjykatësit rrjepin njerëzit me shifra marramendëse të hollash për t’u dhënë fajësi apo pafajësi – aq sa sot thuhet se të vetmit milionerë të vërtetë, nga ata që kanë para dhe jo borxhe në Shqipëri, janë prokurorët e gjykatësit – dhe njerëzit janë të detyruar të dëgjojnë mjeshtrat e statukuosë se kush i ka emëruar, këta apo ata. Dhe ja një skandal mbi skandalet: jemi i vetmi vend në botë, ku edhe kompanitë ajrore bien me rënien e qeverisë. “Belle air” grabit pasagjerët (janë afro 54 000 thotë media) në mënyrën më të paturpshme duke shitur bileta edhe disa orë përpara shpalljes së falimentimit dhe njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë: janë grabitur, janë poshtëruar dhe s’kanë ku kërkojnë të drejtën e tyre. As emrin nuk ia dinë pronarit apo pronarëve, sepse nuk dihet se kush politikan fshihet prapa, por edhe sepse, me shumë gjasa, kanë korruptuar tërë gazetarët me fluturime gratis, siç thuhet se kanë bërë edhe për të sjellë votuesit e atyre që qenë deri dje në pushtet. Askush nuk arrestohet si përgjegjës për këtë megavjedhje. Dëgjojmë vetëm grindjen midis mjeshtërve të statukuosë: këta që na thonë se kjo ishte kompani e atyre dhe ata që na thonë se e falimentuan këta për të ngritur kompaninë e tyre.
Nesër prisni skandalin tjetër poshtërues dhe spektaklin tjetër me akuza midis këtyre dhe atyre.
E pra, kush ishte në protestë dhe ka mësuar ndonjë gjë prej saj – e, sipas meje, mësimi kryesor i saj ishte ai se i duhet dhënë fund nënshtrimit ndaj të keqes me shprehjen: këtë/këta meritojmë ne – duhet të nxitojë të mbledhë thëngjijtë e zemërimit që kanë mbetur ndezur të saj për t’i dhënë nismën një lëvizjeje që duhet të synojë t’i japë fund këtij poshtërimi tonë të përditshëm.
Panorama
Comments
“...duhet të nxitojë të

“...duhet të nxitojë të mbledhë thëngjijtë e zemërimit që kanë mbetur ndezur të saj për t’i dhënë nismën një lëvizjeje që duhet të synojë t’i japë fund këtij poshtërimi tonë të përditshëm.“

Eshte lufte. Vete jeta eshte me te vertete lufte. dhe ne lufte nuk mjafton vetem mnia Akiliane (terbimi, zemerimi) po dhe nje strategji komunikacioni. Sigurisht qe ndaj te njejtin mendim dhe me pelqen dhe pse here here ironia dhe sarkazma ndricojne e ngaterrojne raportet domethenese dhe ndermjetsojne nje lloj lodhje. Po dhe po te jesh i lodhur me keto dhe me gjithe krahun e djathte te partise ska gajle se ke tregu qe ke gjenerim dhe i ke mposhtur me dinjitet pothuaj ne te gjitha shkrimet tuaja. Ai ishte nje rast shume i bukur dhe me te vertete ku njerzit nuk pyeten shume se cfar ishin te majte apo te djathte.
Po Status quo-ja vazhdon se politika ka autoporlande te fuqishem + dhe ustallare qe i bejen eko fjales se kryeministrit dhe te gjithe qeverise. 200 here ne dite rren nje njeri normal. Kjo eshte e vertetuar shkencerisht. Se sa here ne dite rren nje politikan kete une nuk e di, po sa here thote te verteten nje politikan ne shqiperi....(?) ...Nuk e di, po po spekuloj qe, nuk e thote asnjehere te verteten. Nuk e thote te verteten se cdo gje e kane ngritur mbi genjeshter, e kane ndertuar cdo gje mbi genjeshter. E gjithe arkitektura e politikes ne shqiperi eshte genjeshter dhe me ane te genjeshtres kane perfitime. Une nuk e di se ne cfar qilari e bodrumi te subkoshit tone jane incizuar virtutet si ndershmeria, rrespekti, turpi, dinjiteti, e verteta e tjer e tjer. Keto jane kthyer si antikuare qe i gezojne vetem nje mase e vogel njerzish qe jane edel. Ne kemi njerez edel, kemi figura edel, kemi modele edel po kjo nuk i inereson politikes. Politika na ushqen dhe na percan jo me nje gur te vrase dy zogj po nje tufe, te gjithe shoqerine. me nje te shtime. Jo me reklame antikuaresh po me mjete moderne: me Facebook, Me nje klik ne tastature e duke ja fshire pluhurin dhe duke i dhene shkelqim provokon. Provokon me fotot e Diktatorit. Teston, tjeterson dhe ruan status quo-ne te tufa e bagetise. Dhe java shkon e vjen me histeri e pompime, pozicionime e llogore dhe ato qe deri dje u bene bashke ju kthyen llogoreve dhe shoqeria jeton krizen e besimit. Eshte nje katastrofe te jetosh ne nje shoqeri me polaritet klasor dhe me krizen e besimit dhe te gjithe i fryejne thengjillit te polaritetit. Prandaj shkrimi jot eshte edel dhe model qe shoqeria jone duhet te ngrihet mbi trushplarjen partiake. Politika i ben barrikade te mires, vlerave te verteta dhe me nje foto te diktatorit e centrifugun e sposton vemendjen nga problemet e verteta te shqiptareve. Sa qe me kete merren e bejne artikuj cka thene Edi Rama per Diktatorin. Edi Rama nuk e rrun per diktatorin po kur shef qe me nje foto helmoi, rrotulloi e centrifugoje te gjithe shoqerin e ne te njeten kohe asnje nuk e ka mendjen te trasparenca mer e mbledh gjith gjindjen rrokoko dhe nen tingujet e ahengut orjental kercen naplonin. Dhe dallandyshet duhet ta kalojne dimirn nen klimen e ftohte te politikes deri ne nje pranvere premtuese...

Ajo qe pretendon z. Lubonja

Ajo qe pretendon z. Lubonja eshte shume e tepert per nje shoqeri kaq te varfer e te pa demokratizuar si kjo e jona. Protesta kunder çmontimit te armeve kimike ishte thjesht nje perjashtim, nje trending-topic i çastit, dhe ndjekje mode per vetkenaqine e te dukurit si evropianet e tjere protestues. Ne Shqiperi nuk egziston fare kulture ambjentaliste, boll te hidhni syte perreth baneses tuaj dhe e kuptoni. Pastaj, ketyre njerezve nuk mund tu kerkosh te ndryshojne sistemin politik se kane nevoje per pune dhe pune mund te krijojne vetem ata qe kane pará ne Shqiperi, rrjedhimisht, ata qe permend Lubonja si pakica e pasuruar deri ne 7 breza.

Nga do qe ta rrotullosh çeshtjen, prape skllever te politkaneve&gjykatesve pasanike e te korruptuar do mbetemi dhe si shoqeri e tere skllever te shteteve me vendimarrese te botes. Po te mendosh si Lubonja, te marrin per antiamerikan ne Shqiperi, dhe po qe antiamerikan je dhe antishqiptar.

Nese nuk e marrim statusin e

Nese nuk e marrim statusin e vendit kandidat edhe kesaj here, fajin e ka teresisht klasa politike dhe duhet te presi perballjen me te gjithe ne, qytetaret e ketij vendi.

KLASA POLITIKE KA PO AQ FAJ

KLASA POLITIKE KA PO AQ FAJ SA KEMI DHE NE!!

ne kemi atë klasë politike që meritojmë!!ne drejtohemi nga pjella jonë dhe nga askush tjetër!!kot si thonë"mut baba,mut i biri,mut dhe ai që bëri t'anë"!!jemi të tillë zgjedhim të tillë!për pasojë është sa faji tonë dhe i tyre!

Ne jemi nje popull
Ne jemi nje popull historikisht modern! Qe ne " krye te heres"(shprehje shume ne mode) ne u dalluam per kete! Sipas modave qe vinin , ne politikat e brendshme dhe jashtme,religjione,ne muzike , arte etj, ne shquheshim si moderne! Se nga diktohej moda nuk kuptonim gje por ama moden e ndiqnim!e ndjekim ate hap pas hapi , pa e kuptuar se nga ku vijme dhe se ju shkojme! Dhe kjo eshte kaq gjithperfshirese sa cdo perpjekje per ilustrim do te ishte e manget! Po te hysh ne gjendjen civile dhe te lexosh emrat e femijeve te 20viteve te fundit humb orijentimin se ne cvend ndodhesh(nje perzieje moderne emrash te aktoreve te serive televizive turke me emra sportistesh braziliane dhe me mbiemra autoktone )ishte ne mode emigrimi, emigruam. Ishin ne mode piramidat , dhame gjithcka kishim.eshte ne mode duralumini , te gjithe hodhen drurin dhe u hermitikuan ne dhoma myku.eshte ne mode korrupsioni, ne japim rryshfet edhe kur na kerkohet por edhe kur nuk na kerkohet(per tu mburrur si moderne) .eshte ne mode levdojme ato, te gjithe"beee".eshte ne mode ti shajme keto,te gjithe "beee" eshte ne mode te thuash "ke ruga" ,te gjithe" ke ruga".eshte ne mode botoksi, te gjithe si kukulla gome te shtremberuara.eshte ne mode qe je kot nqse ke vetem nje fakultet, te gjithe marrin edhe nje, edhe dy, edhe master, edhe doktor,te gjitha njekohesisht , te gjitha me dhjeta sipas modes.sipas modes , edhe duke shkuar ne palester,edhe duke gatuar me shume dashuri fruta deti me rizoto per familjen, edhe duke shkuar per fundjave gjithandej, edhe sipas modes duke na e treguar jeten private ne FB,edhe sipas modes duke like-uar njeri tjetrin per cdo vulgaritet te ekspozuar! Dhe natyrisht ky eshte vetem nje segment i vogel ne fushen e modes qe kryesisht na serviret ne menyre te miremenduar nga mediat , rrjetet sociale dhe kreatoret( mega politikanet)e modes! Deshiroj te fryjne sa me pak keto ererat e modes "beee"dhe ti kthehemi vetedijes dinjitoze sepse ia vlen!
Nje nga shkrimet me te

Nje nga shkrimet me te shkelqyera te Lubonjes, jam shume dakord sidomos te pjesa ku flet per protesten ndaj armeve kimike.

I nderuar z.Lubonja! Me

I nderuar z.Lubonja!

Me ndershmeri, analizen tuaj nuk e lexova deri ne fund. Aty ku une mendoja se ju do fokusoheshit, nderroni kurs. Me te drejte flisni per post-protesten, heshtjen. Heshtjen e organizatoreve ambintaliste, AKIP, qe ju e pershkruani aq mire se ku zyre jane futur. Shoqeria civile dhe Organizatat jo qeveritare duhen te kene nje ndikim te madh tek masat per problemet qe ata kane. Fundja jemi ne Demokraci ku keto organizata zbatojne projekte miliona euro me donatore te huaj. Ky eshte problem zoti Lubonja, se cfare bejne grupet e interesit pas protestave te tilla. Numerohen shume protesta ku shoqeria civile ka shfrytezuar qytetaret qe nga padija ka rene preh e saj. Perse Ju z.Lubonja qe jeni pare shpesh here prane qytetareve dhe, grupeve te interesit (thuhet se dhe ju jeni pjese e shoqerise civile), nuk dilni te protestoni edhe per dritat, ujin, rruget, transportin urban-ajror, per paunesine, per te punesuarit ne te zeze, korrupsionin, krimin, etj,etj. Ja dhe keto helme te perditshme qe te vrasin pak e nga pak. Ndoshta ju jo z. Lubonja por, dikujt tjeter po. Si shume kolege te t'u qe ben show mediatik, e qe me shume i ngjan nje shfaqeje me klloune, me mire hesht sesa ben sikur ky popull j'u dhimbset. Dhe se fundi, kur ketu ne Tirane nisen ato protestat e miqve te t'u, qe perfituan ne ato zyrat e tyre miliona euro, ju z.Lubonja nuk ishit ne Shqiperi.....

Ah se me kapi syri fundin e shkrimit, per kompanine e fluturimeve Belle Air. E perse ben gjoja sikur po i'a cjerr masken? Nese ju nuk do te pajtoheshit me veprimet e kesaj kompanie te ster-denoncuara, duhet te hiqnit dore si analist ne studiot e Televizionit Klan. Media mbeshtetese e qeverise se meparshme dhe, ortake e bisneseve me familjen, ku ben pjese Belle Air. Ka shume forma proteste, pervcse asaj se heshtjes dhe, gjoja revoltes me shkrime qe ju paguhen. Cdo shkrim i juaji paguhet sepse, keshtu kerkoni ju. Tashme shkruani tek gazeta Panorama dhe paguheni prej saj. Paguheni duke analizuar dhe, per shume duke mos qene ne Shqiperi. Ik o LUBA, merru me ate revisten tende ''PERPJEKJA'' ku financohet nga ata miqte e t'u te projekteve.

Me ke vjedhur nickname!!! Ky
Me ke vjedhur nickname!!! Ky nuk eshte Albi origjinal.
Ketij dumbass-it Lubonja i ka
Ketij dumbass-it Lubonja i ka ngelur ora tek endra historike e tij qe te luaje rolin kryesor ate " dinshumit" ne socio-teatrin e anal-isteve. Eshte vetem mjeran pershkrimor ose fjale-vjelles ( vomit word dumbass)
''zemërimi u ngjall pasi

''zemërimi u ngjall pasi donim të ndiheshin të barabartë në dinjitet me të gjitha shtetet e këtij rruzulli dhe me të gjithë individët e tij''? Pak e veshtire per tu besuar, megjithe vullnetin e mire per ta bere kete. Le te shpresojme se kjo do te jete e vertete. Dhe do te ishte drita e shumepritur ne tunelin alla shqiptar te ''tranzicionit''...

Ky artikull nuk
Ky artikull nuk replikohet.Eshte sakte fare.Por biznesi Eshte vdekja e lirise,nuk ke ci ben!Shteti Eshte mes dy kastave,te cilat e hane dhe e peshtyjnei
Add new comment