Trump: SHBA bëri drejtësi. Al Baghdadi hodhi veten në erë

Postuar në 27 Tetor, 2019 15:30

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar sot vdekjen e kreut të Kalifatit Islamik, Abu Bakr Al Baghdati, i konsideruar si njeriu kryesor i terrorizmit në botë.

Përmes një konfeence për shtyp, Trump ka uzurpuar shoun e këtij akti, duke dhënë hollësi të aksionit që solli vdekjen e Al Baghdadit.

SHBA bëri drejtësi

tha Trump, duke shtuar më poshtë se në fakt vetëm drejtësi nuk ka patur.

Al Baghdatin e kanë ndjekur në një tunel me qen dhe në momentin kur ka parë se nuk kishte nga të shkonte, ai ka hedhur veten në erë bashkë me tre fëmijët e vet.

Një vetëvrasje në kushte absolute të izolimit dhe kapjes që sot paraqitet drejtësi e vënë. Njësoj si në rastin e Osama bin Laden që u ekzekutua pa dalë në gjyq.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.