Rama nga Brukseli: Kriza po na troket në derë; ka për të qenë stuhi.

Postuar në 26 Nëntor, 2011 10:46

Rama është takuar me të vetët në Bruksel, me socialdemokratët, dhe me ta ka folur dhe për impaktin e krizës në Shqipëri, gjë që u kuptua nga çfarë ai vetë tha pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Schulz. Ka kohë që nga kampi i opozitës po dalin zëra kasandrash, të cilët më shumë se sa ndjellin keq, janë duke tentuar të paralajmërojnë të keqen. Por Rama këtë herë ka një vizion katastrofik.

“Ne jemi të bindur, se Shqipëria është përpara një stuhie financiare, për të cilën qeveria jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shmangur, por duke e fshehur krizën e ka bërë stuhinë edhe më të pashmangshme. Jemi ende në kohë për të ulur efektet e saj, por në rast se kokëfortësisht qeveria do të vazhdojë ta mohojë krizën, stuhia do të jetë shumë më e rëndë”, thotë ai. Dhe më poshtë bën një nga ato lodrat e fjalëve, të cilat kur është në Tiranë i shkruan në twitter: “Dhe fatkeqësisht do ta paguajnë ata që kanë më pak dhe të cilëve iu kërkohet të paguajnë më shumë, se sa ata që kanë më shumë dhe paguajne me pak [taksa]”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Nuk ka nevoje te shkohet ne Bruksel per ta kuptue se "Kriza po na troket në derë; ka për të qenë stuhi."

Submitted by Anonim (not verified) on

Meqenëse S. B. u ka hedhur trutë e gomarit shqiptarëve, ndërsa disave kështu ju intereson, shumica e këtij populli nuk e dallon dot të vërtetën nga gënjeshtra, ndaj dhe e komentojnë jo drejt vizitën e E. R. në Bruksel. Vazhdoni se do ia shikoni hairin kësaj rruge në të cilën është futur vendi pas vitit 2005.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.