“Banditizëm nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”

Postuar në 08 Korrik, 2016 16:02

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar sot praktikat e zvarritjes që janë konsoliduar në dhënien e shërbimeve nga hipotekat dhe noterët. Kritikat Manjani i ka bërë gjatë mbledhjes së përvitshme me Agjencinë e Kompensimit të Pronave, Hipotekat e Noterët, duke cilësuar se qytetarët në çdo rast duhet të shërbehen me një përgjigje. Tepër kritik ka qenë Manjani, në mos akuzues me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila nuk kthen asnjë përgjigje edhe për pronar të verifikuar me vendime gjykate. “Shqetësimi që vjen nga Agjencia e Kompensimit të Pronave është i papranueshëm. Kam verifikuar vetë pronarë të konfirmuar nga të gjitha vendimet që prej dy vitesh nuk merr përgjigje, ky është banditizëm, prona e lirë duhet të jepet menjëherë. Nuk ka zhvillim ekonomik po nuk u zgjidh çështja e pronësisë. Pronari i njohur nga shteti shqiptar duhet të marrë pronën’”, tha Manjani. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.