noterët
Noterët me sistem paralel shërbimi ndaj e-albanias
Për shkak të sulmeve dhe problematikave të shpeshta me të cilat është përballur platforma e-Albania, noterët kanë kanë gjetur një zgjidhje të brendshme për t’ju ardhur qytetarëve në ndihmë, duke krijuar një arkivë dokumentare të jashtme.
Noteri Ardian Stamo pohon se shpesh qytetarët i drejtohen zyrave noteriale edhe për dokumente fare të thjeshta, pasi hasin probleme me përdorimin e e-Albania.
Rivlerësimi i pasurive, noterët: Hipoteka të na përfshijë në proces
Noterët kërkojnë që të jenë pjesë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në një intervsitë për Tema Tv, Zv/Presidenti i Dhomës Kombëtare të Noterisë Fatmir Leçaj, sqaron se i ka dërguar një kërkesë hipotekës për t`i përfshirë noterët në këtë proces. Ai shpjegon më tej edhe përfitimet që do të kenë qytetarët nga rivlerësimi i pasurive të tyre.
"TemaTv"
“Banditizëm nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar sot praktikat e zvarritjes që janë konsoliduar në dhënien e shërbimeve nga hipotekat dhe noterët. Kritikat Manjani i ka bërë gjatë mbledhjes së përvitshme me Agjencinë e Kompensimit të Pronave, Hipotekat e Noterët, duke cilësuar se qytetarët në çdo rast duhet të shërbehen me një përgjigje. Tepër kritik ka qenë Manjani, në mos akuzues me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila nuk kthen asnjë përgjigje edhe për pronar të verifikuar me vendime gjykate.
Noterët padi vendimit të qeverisë për çmimin e referencës mbi qiratë
Një vendim i Këshillit të Ministrave vendos çmime dysheme mbi qiratë për objektet e banimit dhe të biznesit. VKM në fjalë përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. “Top Channel” raporton se Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është dakord me këtë vendim. Për Dhomën Kombëtare të Noterisë, VKM vjen në kundërshtim me Kushtetutën, por cënon edhe kodin civil dhe lirinë kontraktore.