Noterët padi vendimit të qeverisë për çmimin e referencës mbi qiratë
Një vendim i Këshillit të Ministrave vendos çmime dysheme mbi qiratë për objektet e banimit dhe të biznesit. VKM në fjalë përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. “Top Channel” raporton se Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është dakord me këtë vendim. Për Dhomën Kombëtare të Noterisë, VKM vjen në kundërshtim me Kushtetutën, por cënon edhe kodin civil dhe lirinë kontraktore. Me anë të kësaj kërkese të depozituar në gjykatën administrative të Apelit janë paditur Këshilli i Ministrave dhe ministria e Financave, ndërsa kërkohet në të pezullimi i VKM numër 469 datë 3 qershor 2015. Ajo çfarë kundërshtojnë noterët janë tre pika, në të cilat ngarkohet noteri që në kontratën e qirasë detyrimisht të përcaktojë qartë adresën ku ndodhet objekti, sipërfaqen dhe vlera mujore e qirasë.
Sipas noterëve në këtë pikë nuk gjenden rregulla të posaçme për formën e kontratës, çmimin, afatin e saj. Ndërsa cënohet sipas tyre, puna e noterëve si edhe tejlakohen kompetencat ligjore të tyre.
Së dyti kundërshtohet 0. 3 përqindëshi i qirasë e konsiderohet si kusht për të mos qënë më e ulët sa vlera e shitjes së sipërfaqes në metër katror.
Pika e tretë në të cilën noterët i kërkojnë gjykatës administrative të Apelit që ta shfuqizojë ka të bëjë me detyrimin që u ngarkohet atyre për të dërguar brenda 15 ditëve pranë drejtorive rajonale tatimore, listën e kontratave të qerave, të lidhura mes personave të ndryshëm pavarësisht statusit të tyre.
Add new comment