Banka Botërore dhe Raiffeisen Bank s’po ia heqin lakun nga fyti Thesarit të Shetit

Po të shikosh të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, mund të konstatosh se, krahasuar me parashikimin, të ardhurat në buxhet për periudhën janar-mars ishin rreth 40 milionë dollarë më të ulëta. Por, edhe pse të ardhurat nuk janë realizuar, qeveria nuk ka hequr dorë nga shpenzimet e larta. Po sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet e përgjithshme të buxhetit ishin për tremujorin e parë rreth 44 milionë dollarë më të larta se sa ishin parashikuar.
Rritja e shpenzimeve pertej parashikimeve ka ardhur si nga investimet publike, ashtu edhe nga shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes. Ky tejkalim në shpenzime dhe mosrealizimi i të ardhurave e ka rritur defiçitin buxhetor në rreth 115 milionë dollarë (ose 3.8 herë më shumë nga sa e kishte parashikuar qeveria për këtë periudhë), duke vënë në dyshim premtimin e saj për ta mbajtur nën kontroll borxhin publik.
Në një situatë të tillë qeveria po kërkon me dëshpërim burime për huamarrje. Meqënëse me FMN-në i ka shkëputur mardhëniet e varësisë së monitoruar dhe bursat ndërkombëtare janë hezituese për të financuar një borxh publik me status B+, qeveria shqiptare i ka kthyer sytë nga Banka Botërore dhe bankat që operojnë në Shqipëri. E para e ka kushtëzuar dhënien e kredive për mbulim të nevojave korente me një reduktim të borxhit publik në nvelin 55% të Produktit të Brendshëm Bruto (gjë që Berisha nuk do ta bëjë në një vit elektoral), ndërsa bankat e vendit duket se do të ndjekin shembullin e Raiffeisen Bank, e cila po e redukton ekspozimin e saj ndaj bonove të thesarit në vendet e Europës Juglindore. Në një analizë të publikuar nga kjo bankë (http://www.rbinternational.com/eBusiness/rzb_template2/677226413664515143-NA-811271726385277392-NA-10-EN.html) parashikohet që rritja ekonomike në Europën Juglindore do të jetë vetëm 0.3% gjatë vitit 2012.
E.Zaloshnja
Comments
Pse Berisha nuk i drejtohet
<p><strong>Pse Berisha nuk i drejtohet VLLAIT te tij per te marre parà borxh ?!? Ku ka me mire se vllai ne kohe te veshtira. Ha,ha,ha.</strong></p>
Add new comment