Besëlidhja e hajnisë

Postuar në 26 Qershor, 2024 00:31
Skerdilajd Zaimi

 

Jemi dëshmitarë të një kohe që ka shumë fjalë, por edhe të papritura. Ta zëmë nuk ka ndodhur më parë që disa  ministri dhe ish-ministra janë nën hetim: te Mbrojtja, Shëndetësia, Infrastruktura. Bashkia e Tiranës duket se ka vetëm godinën legjitime, presidenti është qytetar nderi i eskortës me të cilën lëviz, ish-presidenti po arratiset nga vetvetja, ish-ministri i Brendshëm është tashmë daja e procedimit penal përballë rulave që po nisin rrugën. 

Kemi mandej përgjimet. Kush nuk përflitet se ka dalë në përgjime dhe për lloj – lloj gjërash. Bota e biznesit, medias po ashtu janë në tavë. Opozita ka marrë damkën e nuk di nga ta nisë, ndërkohë që kryeministri ka nisur shtegtimin e tij budist, në një kalamendje harrese dhe distance nga sende qeverisjeje që janë edhe ekspozita e tij origjinale dhe e vetmja që ka interes publik. 

E gjithë kjo klimë e helmuar, kjo zagushi instinktesh dhe xhungle, mllefi, frike dhe urrejtjeje, konfirmon se për çdo parti apo subjekt që qeveris, opozitarizmi është domosdoshmëri organike. Opozitarizëm i çfarëdo lloji, edhe ai i brendshmi, në mënyrë që degradimi të mos mbërrijë deri në nekrotizim tërësor. 
Partia Socialiste sot është një kufomë luksi në një vend ku nuk ka kush t’i bëjë funeralin duke krijuar kushtet për një ndotje të rëndë.

Nuk ka më asnjë instrument apo vullnet për të ndërruar ajrin e rëndë të korruptimit përfundimtar dhe të patrajtueshëm, veçse me masa penale të vazhdueshme.
 Nëse drejtësia e lufton korrupsionin siç tha përfaqësuesi i ambasadës amerikane pak ditë më parë, çështja që shtrohet është se pastrimin penal cila politikë apo elitë e zëvendëson?

Që këtu kuptohet, edhe për ata që bënin sikur nuk e kuptonin, rëndësia e një organizmi të hapur dhe rëndësia e padiskutueshme e një kundërshtari efektiv. Që këtu kuptohet se çfarë i kanë bërë vendit edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha me 17 majin e shitjes së madhe dhe se çfarë ka prodhuar kultura e unitetit dhe heshtjes në PS.

Nuk ka sot asnjë emër të besueshëm, asnjë besim se ka vullnet për të bërë diçka përderisa vullneti i përgjithshëm është për të marrë diçka.

Fjalë do vazhdojë të ketë e të thuhen, analiza po e po. Edhe paralajmërime. Çështja është se korrupsioni si agjent i tokës së djegur po rezulton të jetë armë bërthamore për një sistem që bazohet mbi alternimin. Dhe alternimi lind edhe kur debati publik sugjeron alternativa zgjidhjesh dhe sidomos alternativa morale.

Ne sot jemi në besëlidhjen e vjetër tonën për të vjedhur e zhvatur, mbllaçitur e shqyer, dukur u kapardisur e përqeshur, gjithë një ikonostas mëkatesh, e ku as Zoti nuk ka kë të zgjedhë veç Djallit. Për një mision të fundit, ndoshta si dëshmitar i kthjellët para përmbytjes e theqafjes së madhe. Që e kemi hak. 

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Mekat!
Sa here e kemi perseritur, qe "te gjithe jane njesoj" eshte sherbimi me i mire qe mund t'i behet regjimit kete kohe. Kritiket e opozites po bejne nje gabim te madh, duke sulmuar pafre, me qellim deligjitimimin e saj, eshte nje sherbim shume me i madh qe i po i behet regjimit edhe se vete sherbyesit publik te shpallur te saj.
"Te gjithe jane njesoj" sot e sheh kudo, ne kete forme dhe ne shume forma te tjera, edhe ne vete mediat e regjimit. Mire, thone ata, zullumi eshte trashur shume, ja e zeme, vazhdojne me tutje, se ky regjim e meriton te shembet, por kush do ta beje kete dhe kush do te vije ne vend te tij?! Kjo opozita e Nongrates?! Largqofte! Ja, ky eshte thelbi i diskutimit te rrejshem qe vlon sot ne mediat shqiptare. Ketu eshte perqendruar ne menyre skuthe edhe propaganda e regjimit. Kritiket e regjimit, me shume se kushdo tjeter, edhe se vete mbeshtetesit e hapur te tij, po i bejne keshtu nje sherbim shume te vyer atij.
Ne sot flasim per shume afera te renda korruptive, si per fakte te njohura dhe pranuar nga te gjithe si te verteta dhe harrojme, apo bejme sikur harrojme, apo nuk duam qe te kujtojme, se te gjitha keto afera jane denoncuar nga Opozita; nga kjo opozite qe po anatemohet kaq shume, sidomos nga "nongrata" i famshem, pa denoncimet e te cilit ne nuk e dime nese dote zbulohej Tahiri, kanabizimi, kriminelet ne Parlament dhe Bashkite. Ne kemi shume gazetare investigative qe dine se dine edhe levizjet e dreqit me te birit, por heshtnin kur BErisha bente keto denoncime, madje talleshin me te, gjithe duke e ditur qe ka te drejte.
Kush do ta merrte vesh per superkrimin ne Bashkine e Tiranes, po te mos ishte per denoncimet e Opozites?! Te gjithe aferat e medha korruptive te regjimit, te gjitha paperjashtim, jane zbuluar fale kesaj Opozite.
Eshte fyese, tmerresisht fyese, kur shikon opozitare, nga keta te rinjte "e pakorruptuar", qe e shesin veten cdo dite e nate ne banaqet televizive, si shpresen e vetme opozitare, tek sulmojne pikerisht ata qe kane bere te mundur me prova dhe fakte diskretitimin e regjimit.
Eshte e demshme, jashtezakonisht e demshme per demokracine, kur Opozita, kjo Opozite keshtu sic eshte, pervec artilerise se rende te regjimit ka edhe goditjet e pareshtura nga ata qe do te duhej te ishin ne krahun e saj.
Sali Berisha mund te mos i pelqeje shumekujt, shumekush edhe mund ta urreje ate; por, mire apo keq, ky eshte i vetmi qe po arrin te mbaje ne kembe opozitarizmin; i vetmi. Eshte i vetmi nder opozitaret, qe mund te mbushe sheshet me protestues; te gjithe kritiket e tij (nga opozita) te behen bashke, nuk dote mund te mblidhnin sa nje te qindten e protestuesve qe mbledh Berisha; dhe ky eshte nje fakt. 80 vjec eshte burri i botes, dhe nuk pushon asnje moment te dites, te duket sikur eshte ne miting permanent qe nga vitet '90... 80 vjec eshte ky njeri, dhe ne zgjedhjet vendore te 2023-it, mbante nga dy a tre takime ne dite, ne qytete te ndryshme, ne Jug paradite dhe Veri pasdite! Kurse keta "te rinjte e pakorruptuar" opozitare, mezi dilnin ne ndonje lagje te Tiranes, edhe aty per te thene se te gjithe jane njesoj dhe se Saliu nuk jep shprese? Fara e keqe, fara e keqe!
E pasi thone kete, e mbyllin me ate debatin "pse s'behemi ne"...! Po prej fares tuaj o fare e keqe!

Submitted by Pashk (not verified) on

Me pelqen kjo perpjekja per ti shtuar fuqi idese duke perdor ndonje fjale gegnisht aty ketu.
Pervec te tjerave shkrimi thote me za te nalte ate qe te gjithe e thona me vedi.
N'kyt shpi s'ka ma gozhde me var pushken

Submitted by Flora keci (not verified) on

I nderuar gazetar ju e quani Besëlidhja e hajnisë ndërsa unë e quaj një bandë hajdutësh dhe kriminelesh të cilët erdhën në pushtet me qëllime të caktuara që nga çoroditje e opozitës që na kujton kohën e errët të diktaturës apo rrënimi opozitës në Rusi ose lufta e klasave në diktaturë i bëj thirrje shqiptarëve se edhe ju që jeni aty do largoheni nga syt këmbët dhe ai vende do boshatiset i tëri çohuni sa nuk ka ardhur fundi Edi Rama është i biri Kristaq Ramës që vari Avzi Belen në litar ujku qimen e ndërron por zakonin se harron janë më mijëra familje që kërkojnë familjarët e tyre të pushkatuar në burgjet e komunizmit dhe nuk janë kthyer ende familjarëve turpe shiheni sec ka ndodhur tek spitali onkologjik dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk jep direheqjen

Submitted by Tahir Gashi Shullaz (not verified) on

Te gjithe Primatet ne kete vend te bekuar, i kane varur shpresat te Doktor Mortja!
A zevendesohet muti me kake?!
Nuk ja vlen, perfundimi eshte i njejte!
A duhet qe shqiptaret te besojne akoma ne idhuj?!
Normal jo, por fara e dhjere, e mesuar me spiunu e me vra ne diktature, tash eshte shnderru ne bande kriminelesh, te cilet mendojne se Vjedhja eshte detyre mbi detyrat!
Jo o te paudhe, o primate, o gjallesa me bisht, o populli i tallavase. Ju nuk e keni me Ramen se eshte kriminel, por doni rradhen tuaj per te vjedh?!
Nje njeri, gjysem normal, a ka shprese te Prostituta Kombetare sali?!
Shqiptaret Kane nevoje te udhehiqen nga patriote e njerez te rinj e jo nga llumi i Sigurimit, PS e PD!

Submitted by Flora keci (not verified) on

Zoteri deri dje keni akuzuar liderin e opizites qe vodhi por si nuk mundet t'a quajnë shqiptarët bande hajdutesh jeten qeveri qe erdhi ne pushtet me 21janarin me përplasje sepse komunistët nuk mundet t'a durojne dore veten e Lure cfare vend asgjë vetem vidhen grabiten shkatërruan median burgosen liderin e opizites dhe percan opoziten burgosen ish kryetarin e bashkise Himarës me na kujtu kihen e erret te diktaturës si ne Rusi korruptuar Meg gonigal dhe te tjeter oer pislleqe si dhe cfare ndodhi ne spitalin onkologjik ne Tirane luajtën me jeten e pacienteve te Semir dhe tani pasurohen me tokat ne Vuno me lejet e tunelit Llogarasë dhe me shume poshtersirat me njefjale kelyshet e vraseve akoma ne pushtet ju lutem shqiptare cohuni sepse do jeten shume vone

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.