Manifestime në Norvegji për të kënduar këngën e urryer nga Breiviku

Pete Seeger është një këngëtar i madh amerikan i muzikës folk, dhe mes këngësh të shumta që ka shkruar e kënduar, njëra do të mbahet mend gjatë edhe për një arsye ekstra. Është një këngë që urrehet nga Anders Behring Breivik, autori i plojës ku gjetën vdekjen 77 veprimtarë politikë. “Është nga ato këngë që bën shpëlarje trush”, thotë Breiviku për këtë këngë me titull My Rainbow Race, për të cilën ka dhe një variant norvegjez me titull Fëmijët e Ylberit (Children of the Rainbow). Është një këngë që ka në fokus solidaritetin njerëzor dhe dashurinë për jetën, për jetën e çdo qenieje humane.
Sot janë mbledhur në sheshet e Norvegjisë me mijra vetë për ta kënduar këtë këngë në kor. Ka qenë një nismë në facebook, që i ka bërë tok njerëzit, të ardhur nga gjithë Skandinavia, dhe tubimi më ndjellës ka qenë ai i Oslos (mbi dyzet mijë vetë), në mes të shiut, në një shesh pranë burgut ku ndodhet Breiviku, me idenë se tingujt e këngës do të mbërrinin në veshët e atij që nga të shumtët quhet “përbindëshi norvegjez”
Re.Pu.
Comments
Të kishte ndollur në Shqipëri
<p>Të kishte ndollur në Shqipëri të gjithë do thoshin çmë duhet mua ky është mentaliteti ynë është vaj me det</p>
Add new comment