Greqi, do të “kyçen” 1 000 biznese çdo javë

Postuar në 21 Prill, 2012 08:05

Kriza greke vazhdon të zhvillohet me pasoja të rënda për grekët por edhe emigrantët në atë vend. Mediet raportojnë sot për një studim të kryer nga Komisioni Evropian në lidhje me ecurinë e ekonomisë greke, i cili jep parashikime tepër të zymta për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Sipas KE-së, 1 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme pritet të mbyllën çdo javë gjatë kësaj periudhë në Greqi duke shkaktuar mijëra të papunë të tjerë. “Greqia po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjë që reflektohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 6 në 10 biznese, panë të ardhurat e tyre të bien ndjeshëm në vitin 2011 dhe 150 000 persona humbën punën”, -vlerësohet në raport.

Në kushtet kur ndërmarrjet e vogla, kanë punësuar pjesën më të madhe të të punësuarve në këtë vend, mbylljes së tyre nuk ka se si t’i shpëtojnë edhe emigrantët shqiptarë në këtë vend.

S.E.

Comments

Submitted by klejda (not verified) on

Do zoti ka naj shanc te "KYCET" i gjith shteti Grek

Submitted by DALER (not verified) on

KSHU KA PER TE PERFUNDUAR EDHE SHQIPERIA, ME GJITH KETO BORXHE QE PO MER XHAXHI SALIU

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Fundi i grekve asht se pari fundi i 600.000 emigrantve shqiptar. Kurr nuk katandisen greket aqe keq sa te vijne emigranta ne Shqipni.

Submitted by HAHAHAHA (not verified) on

Mos mendo se shqiptaret i ka majt greku atje, por i kan mbajt shpatullat e tyre

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.