Memia sërish tek legalizimet!

Postuar në 19 Prill, 2012 05:12

Nuk ka kaluar as tre javë dhe Shaban Memia, ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Ndërtimeve Informale është kthyer sërish në këtë sektor. Memia u prezantua sot nga ministri Olldashi në krye të drejtorisë së Koordinimit të Legalizimeve në Ministrinë e Punëve Publike, nga e cila varet edhe procesi i legalizimeve.

Shaban Memia u shkarkua si Drejtor i ALUIZNI-t pas një telenovele të gjatë, e cila filloi me dorëzimin e dorëheqjes fillimisht nga ana e tij por duke vazhduar mbajtjen e postit, dërgimin nga ana e qeverisë të një grupi auditimi në këtë institucion, shkarkime të zëvendës drejtorëve, etj. (http://respublica.al/artikuj/2012/3/27/telenovela-aluizni-lobingu-per-katapultuar-kollozin). Madje, nga një kontroll i Kontrollit të Lartë të Shtetit, publikuar në media pak javë më parë, ALUIZNI nën drejtimin e Memisë u akuzua se kishte pasur një performancë tejet të dobët në këtë proces duke përfunduar vetëm 5 për qind të dosjeve të dorëzuara. Raporti ishte shoqëruar edhe me 16 kallëzime penale për vartësit e Memisë. 

S.E.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Do ishte pa kuptim që ALUIZNI-n, të mos e kishte në pronësi një tropojan ose një ish bodigard i kryeministrit.&nbsp; U vu drejtësia në vend me rikthimin e Memisë, besnikut të partisë, Hysni Kapua në bythë. Këta e kanë pushtetin administrativ në dorë, të vetët do vënë. Kur të vijë PS në pushtet, edhe ajo kështu do veprojë.</p><p>&nbsp;Shqiptarë! Harrojeni meritokracinë, sa kohë pushteti shihet nga fitues si livadh që duhet kullotur. Pse, ku kujtoni ju të ResPublika që jepni lajmin, ku do hanë e pinë militantët, farefisi, krahinorët, përpos se në pronën publike. Dhe mbani mend, kështu do vazhdojë edhe për 50 vjet të tjera, në mos më shumë. Ndarja e copave publike për kullotje shkon në përputhje me nivelin kulturor të popullit dhe nivelin demokratik të shoqërisë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.