K. Krisafi: Kush ka negocjuar marrëveshjen e detit me Greqinë ka shpërdoruar detyrën

Postuar në 13 Prill, 2012 14:03

Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave ka organizuar të parën veprimtari publike, dhe si të kenë dashur të përcjellin një mesazh për shumëkënd, kanë patur në fokus Marrëveshjen e zhurmshme detare mes Shqipërisë e Greqisë. Ksenofon Krisafi, anëtar i kësaj Akademie, përshkruajti fillimisht atë që ka ndodhur sipas një leximi të vetit. Ishte një përshkrim denoncues: “Të dhënat që dolën nga kabllogramet dhe nga informacionet e tjera të publikuara pas nënshkrimit të marrëveshjes vërtetuan zyrtarisht se marrëveshja shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës, u pranua në mënyrë të pashpjegueshme nga udhëheqja shqiptare  dhe u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë profesionale nga grupi negociator shqiptar.”

Ç’duhet bërë tani që Gjykata jonë Kushtetuese e ka shfuqizuar këtë marrëveshje? Studjuesi Krisafi e ka një ide në emër të Akademisë: “Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009 nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkompetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Ksenofon Krisafi si akademik pse nuk bene nje kallzim penal ne prokurori &#39;per shperdorim te detyres zyrtare&#39; ?! Ky lloj &#39;denoncimi&#39; do te ish edhe me efikas se sa &#39;veprimtaria publike&#39;! Mbase nuk eshte jurist Krisafi,por po s&#39;pati dhe ne Akademi, per te tilla ceshtje kombetare gjenden dhe free. Mendimi im...</p>

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Jurist eshte, por deklaraten ne fjale e ka bere thjesht per te fituar kapital politik. Me afrimin e zgjedhjeve te pergjithshme do te shohim rigjallerimin&nbsp;e shume &#39;&#39;patrioteve&#39;&#39; te tille.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Krisafi , nje palo grek dhe nje sahanlepires i grekeve ! Kjo fare , ne bashkepunim me kryekriminelin dhe antishqiptaret Berisha -Nano , e bejne si duhet lojen per tu shitur edhe si &quot;atdhetare&quot; ! Vetem per kete lloj fare , te ishte ngjallur nja 24 sekonda Enveri , pa hallall do t&#39;ia beja cdo lloj krimi kunder tyre !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.