K. Krisafi: Kush ka negocjuar marrëveshjen e detit me Greqinë ka shpërdoruar detyrën

Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave ka organizuar të parën veprimtari publike, dhe si të kenë dashur të përcjellin një mesazh për shumëkënd, kanë patur në fokus Marrëveshjen e zhurmshme detare mes Shqipërisë e Greqisë. Ksenofon Krisafi, anëtar i kësaj Akademie, përshkruajti fillimisht atë që ka ndodhur sipas një leximi të vetit. Ishte një përshkrim denoncues: “Të dhënat që dolën nga kabllogramet dhe nga informacionet e tjera të publikuara pas nënshkrimit të marrëveshjes vërtetuan zyrtarisht se marrëveshja shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës, u pranua në mënyrë të pashpjegueshme nga udhëheqja shqiptare dhe u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë profesionale nga grupi negociator shqiptar.”
Ç’duhet bërë tani që Gjykata jonë Kushtetuese e ka shfuqizuar këtë marrëveshje? Studjuesi Krisafi e ka një ide në emër të Akademisë: “Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009 nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkompetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”.
Re.Pu.
Comments
Ksenofon Krisafi si akademik
<p>Ksenofon Krisafi si akademik pse nuk bene nje kallzim penal ne prokurori 'per shperdorim te detyres zyrtare' ?! Ky lloj 'denoncimi' do te ish edhe me efikas se sa 'veprimtaria publike'! Mbase nuk eshte jurist Krisafi,por po s'pati dhe ne Akademi, per te tilla ceshtje kombetare gjenden dhe free. Mendimi im...</p>
Jurist eshte, por deklaraten
<p>Jurist eshte, por deklaraten ne fjale e ka bere thjesht per te fituar kapital politik. Me afrimin e zgjedhjeve te pergjithshme do te shohim rigjallerimin e shume ''patrioteve'' te tille.</p>
Krisafi , nje palo grek dhe
<p>Krisafi , nje palo grek dhe nje sahanlepires i grekeve ! Kjo fare , ne bashkepunim me kryekriminelin dhe antishqiptaret Berisha -Nano , e bejne si duhet lojen per tu shitur edhe si "atdhetare" ! Vetem per kete lloj fare , te ishte ngjallur nja 24 sekonda Enveri , pa hallall do t'ia beja cdo lloj krimi kunder tyre !</p>
Add new comment