Koha për fëmijë me emrin Prezumim apo Prezumime

Postuar në 10 Shtator, 2024 20:51
Skerdilajd Zaimi

 

Ka disa kohë që në nëntokën digjitale qarkullon një meme sipas së cilës disa përfaqësuese politike të shumicës në qeveri, kanë gjetur te shtatzania shpëtimin nga prangat e SPAK. 
Pra, do arrestohemi për vjedhje, për ta shmangur burgun mbetemi shtatzanë. Makabre kur e mendon. 
A quhet kjo shtatzani e padëshiruar, apo mos vallë është më e dëshiruara shtatzani? 
Nga ana tjetër këtu, edhe sikur rastin ta marrim për të pavërtetë, zbulojmë një problem. Ata që vjedhin duan të shmamgin burgun, pasi lekët mesa duket nuk ua prek kush. Ja, Arben Ahmetaj mund të thotë dikur:

Unë jam Mandela i Shqipërisë! Unë luftova nga Zvicra Aparteidin e SPAK. Atë që Sali Berisha po e bën nga Penxherja dhe që kjo graria e përfolur online, po e bën nga Krevati!

Nuk dëshirojmë të jemi të pahijshëm, por e pahijshme është pozita ku ndodhet një pjesë njerëzish që kanë përfituar jo pak nga paratë publike.

E meqenëse ne jemi populli, teorikisht të zhvatur nga këta/këto, na lejohet të sugjerojmë të paktën emrin e pasardhësve të ngjizur nën ankthin e SPAK: Quajini Prezumim ose Prezumime
Të kuptojnë shqiptarët e nesërm kronologjinë onomastike të tranzicionit.

Një shërbim i vockël për Atdheun, plus që kështu është edhe Zakoni. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.