OKB-ja zbret në nivelin e Shqipërisë: Rusia përdor përdhunimet si strategji në Ukrainë. Kemi...100 raste
E dërguara e OKB-së Pramila Patten ka deklaruar se sulmet seksuale dhe përdhunimet janë aplikuar nga ushtria ruse në Ukrainë si pjesë e një strategjie më vete, apo si jë “taktikë e qëllimshme për të dehumanizuar viktimat”. Sipas saj OKB-ja ka verifikuar më shumë se 100 raste përdhunimi. Tani, patjetër që një përdhunim i vetëm është tragjedi për një femër. Një i vetëm. Por të kalosh nga denoncimi për akte të tilla që janë të pranishme në çdo luftë, në përkufizimin se kjo po përdoret si strategji kërkon pak kurajo.
Situata në fjalë është e tillë që nuk simetrizon më asgjë në planin moral. Në 30 vitet e fundit, SHBA bëri luftë kudo, duke përdhunuar në mënyrë sistematike të drejtën ndërkombëtare. E patjetër që luftërat e saj kanë viktima, sidomos luftërat mbi gënjeshtra të provuara zyrtarisht siç është ajo në Irak.
E megjithatë nuk e kemi parë këtë vëmendje ndaj sjelljes së ushtarëve amerikanë në këto luftëra. Dhe po flasim për një ushtri me probleme të konfirmuara psikologjike. Raporte zyrtare kanë vënë në dukje se vetëm për periudhën 2010-2012, numri i sulmeve seksuale u rrit në radhët e ushtrisë amerikane me tri herë, duke shkuar në 26 000 viktima.
Përtej kësaj, çështja ka një natyrë dogmatike, të tillë saqë po e çon OKB-në drejt shkrirjes faktikt. Në Rusi, miratimi I një Rezolute në OKB me nismën e një vendi si ky yni, po flitet për faktin se organizata po shndërrohet në një degë të Departamentit të Shtetit dhe shkëputja në këtë farë feje e relacioneve ndërkombëtare nuk është gjë e mirë. Sepse pavarësisht se kush është Rusia, apo Kina, apo nuk zëvendësohen dot nga Shqipëria. Pavarësisht se si është kjo e fundit.
Dogmatike, sepse klisheja që barbarizmi vjen nga Lindja është ndër më të suksesshmet në trushpëlarjen e opinionit në Perëndim. Kjo e të dërguarës së OKB-së jehon një normë propagandistike të pas Luftës së Dytë Botërore. Përtej faktit se shtypi amerikan e kishte pikturuar Francës si një bordell të hatashëm me 40 milionë hedonistë, standardi i narrativës ishte:
Sovjetikët ishin përdhunues, amerikanët vëllazëruesit dhe britanikët xhentëlmenët
Mirëpo vetë historianët perëndimorë, amerikanë madje, kanë dokumentuar se narrativa e brendshme e përdorur, bazohej te përshkrimi i Francës dhe çlirimit të saj si një aventurë erotike, mbi paradigmat e një hedonizmi dhe jo të ideve të lirisë. Le Havre u bë qendra e një dhune të tillë që hodhi farën e antipatisë së gjatë mes francezëve dhe amerikanëve, teksa këta të fundit vunë në veprim drejtësinë e tyre të njohur: dënim penal, por sidomos nëse përdhunuesi ishte zezak.
Mes viteve 1942-1944 trupat amerikane përllogaritet se kanë kryer 14 000 përdhunime në Europë, një e dhënë që merr vlerë kriminalizuese në kuadër të fushatës që edhe përdhunimi të kategorizohej si krim kundër njerëzimit. Sigurisht, ka popuj me segmente të tilla brenda tyre, që mezi presin të përdhunohen, rëndshëm madje nga një kategori popujsh, jo nga çdo popull. Kështu që edhe e drejta ndërkombëtare dhe veprimi I institucioneve të rreme si OKB, janë aktualisht zgjatime të një propagande që po vë mure: ka përdhunime që janë çështje e “brendshme”, ka edhe përdhunime që janë çështje e së drejtës ndërkombëtare, e ndërgjegjes së njerëzimit mbarë. Ato befas bëhen krime.
Sigurisht që Rusia e ka pisk punën, sidomos kur sheh historinë e kësaj bote mbushur me bajga morale. Por megjithatë, ajo e ka zgjidhjen. Ajo mund të punësojë z. Rama që ti bëjë një alamet fjalimi, apo të marrë me qira fjalimin e tij të mrekullueshëm në KiE, t’ia zëvendësojë fjalët e vendeve dhe termave dhe e ka avokatinë. A është ky kontribut i Shqipërisë për paqen dhe moralin në botë? Aspak. Ky është kontribut i një njeriu të vetëm, të mrekullueshëm. Ai u përket të gjithëve.
s.zaimi
Comments
dorianrada@yahoo.com
E megjithate ka nje por ...
I gjithe pislleku qe ka ndodhur, apo ndodh , ne ushtrine amerikane, sidomos ky i perdhunimeve, eshte bere dhe behet i njohur per publikun ne kohe reale, si te thuash. Nuk ka pisllek ne Perendim, individual apo ne nivel komunitar, privat apo publik, religjioz apo politik, qe te mos vihet ne duke dhe te mos denoncohet. Pikerisht, ky eshte dallimi i madh, kulturor dhe qyteterimor, mes Perendimit dhe pjeses tjeter te botes, ne disa vende te se ciles, duket sikur gjithcka shkon mire e bukur, ku nuk ka droge, prostitucion, perversitete nga me te ndryshmet, atribute keto (sipas kesaj pjese te botes) te shoqerive perendimore !!
Pertej sesa eshte i vertete ky interpretimi i OKB, per qellimesine e perdhunimeve nga ushtaret ruse, vete shkrimtaret e medhenj ruse te para dy shekujve, deshmojne per nje qellimesi te tille qe ushtria perandorake kishte ne lufterat me, bie fjala, tartaret; ka qene nje praktike e njohur kjo, per te ardhur deri tek perdhunimet masive te ushtrise se kuqe ne vitin 1945 ne Gjermani, ku perllogariten mbi 100 mije femra gjermane te perdhunuara.
Po te shkojme akoma me tutje ne kete qellimesi, eshte vene ne dukje nga antropologe te ndryshem, qe sllavet ne pergjithesi, e kane pasur nje praktike te zakonshme qe ne koherat kur ishin ne gjendje tribale, perdhunimin si arme per nenshtrim. Ne shqiptaret, kete e kuptojme shume shume mire: nje nder armet me "vdekjeprurese" qe kane perdorur fqinjet tane serbe ne lufterat me shqiptaret, ka qene perdhunimi i qellimshem dhe masiv; aq e vertete eshte kjo, sa te paret qe iknin nga fshatrat e mesyre nga ushtrite serbe, ishin grate me femijet.
Add new comment