ushtria amerikane

Studimi: Pandemia çoi në obezitet 10 mijë ushtarë amerikanë

Postuar në 02 Prill, 2023 19:56

Gjatë pandemisë së Covid-19, shkalla e obezitetit në ushtrinë amerikane u rrit gati në 25%. Rreth 10 000 ushtarë aktivë në detyrë zhvilluan obezitet midis shkurtit 2019 dhe qershorit 2021, raporton Associated Press. Rritje e obezitetit u pa edhe në Marinën Amerikane.

OKB-ja zbret në nivelin e Shqipërisë: Rusia përdor përdhunimet si strategji në Ukrainë. Kemi...100 raste

Postuar në 14 Tetor, 2022 16:47

E dërguara e OKB-së Pramila Patten ka deklaruar se sulmet seksuale dhe përdhunimet janë aplikuar nga ushtria ruse në Ukrainë si pjesë e një strategjie më vete, apo si jë “taktikë e qëllimshme për të dehumanizuar viktimat”. Sipas saj OKB-ja ka verifikuar më shumë se 100 raste përdhunimi. Tani, patjetër që një përdhunim i vetëm është tragjedi për një femër. Një i vetëm.

“Ushtria amerikane nuk do të përdoret më për demokracinë e vendeve të tjera”

Postuar në 22 Gusht, 2017 10:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në Politikën e Jashtme të SHBA, kriteret e angazhimit të saj në botë, ndërhyrjet ushtarake dhe vendosjen e raporteve strategjike. Ai i është drejtuar kombit amerikan më nje fjalë të mbajtur në bazën ushtarake “Fort Myer” në Arlington. Trump ka zbuluar edhe strategjinë për Afganistanin, një vend ku SHBA ka angazhim disa vjeçar, duke theksuar se SHBA meriton një tërheqje me dinjitet dhe me përfitime pas sakrificave të bëra.

Pas firmës ruse Kaspersky, ushtria amerikane ndalon përdorimin e dronëve kinezë

Postuar në 05 Gusht, 2017 15:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që përcaktoi dhe imponoi rrugëtimin e botës drejt epokës së informacionit online dhe komunikimit, duket se është kujtuar për rreziqet e mëdha që paraqet ajo. Pas kërkesës së Senatit për të hequr nga përdorimi produktet e firmës ruse Kaspersky(http://www.respublica.al/2017/07/29/tensionet-shba-rusi-kongresi-amerika...), në shënjestër kanë ardhur edhe kinezët.

Front i ri lufte i ushtrisë amerikane në Ballkan ose Lindjen e Mesme

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 09:07

Ndërhyrja ushtarake e radhës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të ndodhë në Lindjen e Mesme apo në Ballkan sipas  një analize të revistës amerikane “The National Interest”.Autori i raportit, Daniel Sukman ka krijuar një hartë ku tregohen operacionet ushtarake amerikane të 35 viteve të fundit, ndërsa piketon edhe zonat e mundshme të konfliktit në një të ardhme të afërt.

Subscribe to RSS - ushtria amerikane