Front i ri lufte i ushtrisë amerikane në Ballkan ose Lindjen e Mesme
Ndërhyrja ushtarake e radhës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të ndodhë në Lindjen e Mesme apo në Ballkan sipas një analize të revistës amerikane “The National Interest”.Autori i raportit, Daniel Sukman ka krijuar një hartë ku tregohen operacionet ushtarake amerikane të 35 viteve të fundit, ndërsa piketon edhe zonat e mundshme të konfliktit në një të ardhme të afërt.
"Në qoftë se historia e kohëve të fundit është një udhëzues për të ardhmen, intervenimi tjetër i madh ushtarak amerikan ka të ngjarë të ndodhë në Lindjen e Mesme apo në Ballkan, dhe kriza e fundit në Siri dhe Irak konfirmoi pritjet tona"-thekson Sukman.
Sipas tij Lindja e Mesme është vendi më i mundshëm për operacionet ushtarake amerikane në shkallë të gjerë. Nga viti 1980 deri më sot gjashtë kompani amerikane kanë qenë në rajon, duke përfshirë edhe goditjet me dron në Pakistan dhe Jemen.
"SHBA vazhdon të jetë shtylla kurrizore e NATO-s, e cila vepron në Kosovë", thotë Sukman. "Gjatë 35 viteve të fundit, operacionet e mëdha ushtarake dhe misionet paqeruajtëse kanë ndodhur në Ballkan, të fokusuara në operacionet nga ajri dhe toka", duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrje ushtarake të SHBA në rajon. Serbia, Kosova, Tirana dhe Shkupi janë pikat që kanë vepruar amerikanët dhe ndoshta veprojnë sërish, sipas hartës.
http://nationalinterest.org/blog/ëhere-america-fights-next-very-predictable-14716
Comments
Ishalla behet lufte ketu ne
Ishalla behet lufte ketu ne Ballkan, qe SHBA, te vendosin rregull, te sistemojne shtetet ashtu sic duhet dhe si duhet, te ndaje e tu mbylle gojen, grekeve, maqedonasve (nje mutsihane shtet) e serbeve. T'i ndaje shtetet sipas etnise, e jo sipas oreksit sllav te serbeve, dhe Shqiperise t'i kethehet cameria, dibra e madhe, me Manastir e deri me Shkup, Presheve, Bujanovc e Medvegje, Hot, Grude, Ulqin eTivar. Tamam Shqiperia sic eshte, kudo ku flitet. Shqip.ku bukes i thone buke, ujit i thone uje, nenes i thone nene, e babait i thone baba.
Add new comment