The National Interest
Front i ri lufte i ushtrisë amerikane në Ballkan ose Lindjen e Mesme
Ndërhyrja ushtarake e radhës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të ndodhë në Lindjen e Mesme apo në Ballkan sipas një analize të revistës amerikane “The National Interest”.Autori i raportit, Daniel Sukman ka krijuar një hartë ku tregohen operacionet ushtarake amerikane të 35 viteve të fundit, ndërsa piketon edhe zonat e mundshme të konfliktit në një të ardhme të afërt.