Jemi duke jetuar krijimin e rendit të ri botëror post-perëndimor

Postuar në 01 Korrik, 2018 00:52

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka dhënë në datën 29 qershor një intervistë për Channel 4 në Rusi. Tema e intervistës është ajo që Lavrov e përkufizon si Rendi i ri Botëror Post-Perëndimor. Një tezë e njohur që propagandohet prej tij, por që së fundmi po merr kuptim me realitetet e reja shpërbëresë në BE dhe në NATO. Të dyja organizata të Perëndimit janë në krizë të thellë, për to madje flitet edhe për shpërbërje. Të dyja madje së fundmi në një farë mënyre luftohen edhe nga vetë SHBA. Teksa bën këtë analizë strategjike, Lavrov shfaqet voluntarist dhe teorik kur flet për rendin e ri ku ka rënë dominimi perëndimor e ku sipas tij aktorët do të kenë të drejta sovrane.

Kjo ngase ajo që vjen nuk mund të parashikohet, edhe pse vende si Kina, India, Brazili apo ndonjë vend afrikan me shpërthim demografik, vështirë se mund të frenohen në kushtet e pjesëmarrjes në vendimmarrjen e lartë. Në çdo rast, analiza vlen edhe për botën shqiptare, Ballkanin që ndodhet në udhëryqin e një situate të përsëritur historike: atë të qenit mes disa forcave që shtyjnë.

Z. Ministër i Jashtëm, presidenti rus Putin dhe ai amerikan Trump takohen në Helsinki. A jemi në rendin post-perëndimor për të cilin ju keni folur në shkuarën. Ka mbërritur ky rend i ri?

Mendoj se ne jemi në rendin botëror post-perëndimor, por ky rend po formësohet dhe do të kërkojë kohën e vet. Është një epokë historike nëse doni. Sigurisht pas më shumë se pesë shekujsh të dominimit të Perëndimit si të tërë, nuk është e lehtë që t’u përshtatesh realiteteve që po lindin për shkak të fuqive të reja ekonomike, financiare dhe politike. Kina, India, Brazili, vendet afrikane do të njohin rritje shumë të shpejtë, sapo të kenë zgjidhur të paktën disa prej konflikteve në kontinentet e tyre. Sigurisht Rusia do të donte të ishte një lojtar i pavarur global. I pavarur në kuptimin se ne nuk duam të thyejmë normat dhe ligjet ndërkombëtare, por vendimet, që do të duhet të marrim në bazë të ligjeve ndërkombëtare, nuk do të ndikohen nga presioni, paratë, sanksionet, kërcënimet apo diçka tjetër.

Rusia po e formëson këtë rend botëror që është i qartë

Nuk është Rusia që po i jep formë rendit të ri botëror, por Historia. Është zhvillimi vetë. Është e pamundur që të ndalosh këto vende të fuqishme ekonomikisht dhe financiarisht. Nuk mund ta injorosh realisht rolin e tyre në tregëtinë dhe ekonominë botërore. Po bëhen përpjekje për ta ngadalësuar këtë proces përmes tarifave të reja, snaksioneve që vihen për arsye të mira ose të këqija në shkelje të parimeve të OBT-së dhe kështu me radhë. Por mendoj se është një reaksion logjik ky: të përpiqesh të ngadalësosh diçka, që është objektive dhe nuk varet nga administrate e asnjë vendi më vete.

Europa besoj ka arsye nga ky rend botëror që sapo përshkruat

Cilat janë këto arsye?

Rendi botëror që përshkruat përfshin çdo lloj vendi. Nuk përmendët se ky hyn BE-ja aty. A kanë arsye ata të shqetësohen për rendin e ri?

Sigurisht që BE-ja është pjesë e Perëndimit si të tërë me disa pjesëtarë të rinj nga Europa Lindore. Por Bashkimi Europian është padyshim një shtyllë shumë e rëndësishme e çdo rendi botëror. Sa për Federatën Ruse, BE-ja është partneri kryesor tregëtar pavarësisht zhvillimeve fatkeqe dhe keqinterpretimeve për atë se çfarë është një grusht shteti. Vëllimi tregëtar që nga viti 2014 mes Rusisë dhe BE-së ra me 50%, por është ende mbi 250 miliardë dollarë dhe është partneri ynë numër një tregëtar, si bashkësi si Union. Por BE-ja tani po lufton për t’u siguruar se nuk do të humbasë në këtë rend që po formësohet. Nuk është e lehtë sepse raporti dominues me SHJBA është diçka që shumë anëtarë të BE-së duan ta mbajnë. Ka disa anëtarë të tjerë të BE-së që besojnë se duhet të jenë pak më autonomë p.sh në çështjet ushtarake. Nisma e Presidentit francez Macron dhe Gjermanisë për të konsideruar ngritjen e disa kapaciteve mbrojtëse europiane është manifestim i kësaj.

Po ndiqja samitin e BE-së dhe diskutimi për migracionin më solli një mendim interesant në mendje, pikërisht atë të marrëdhënieve mes BE-së dhe NATO-s. NATO-ja bombardoi Libinë dhe e ktheu atë në një vrimë të zezë përmes të cilës dallgët e imigrantëve përplasen në Europë. Tani BE-ja po pastron atë që la NATO=ja.

Filsni për ndërhyrjen e NATO-s në Libi por kemi edhe ndërhyrjen ruse në Siri dhe po ashtu kjo ka krijuar miliona refugjatë

Po, por do t’ju sfidoja duke ju kujtuar se ndërhyrja ruse në Siri, në bazë të një kërkese nga qeveria legjitime, e njohur nga të gjithë si përfaqësuese e Sirisë në OKB, nisi në shtatorin e vitit 2015, katër vjet e gjysmë pas Pranverës Arabe në këtë vend. Pjesa më e madhe e emigrantëve ishte tashmë jashtë vendit kur ne hymë për të shpëtuar qeverinë legjitime.

Më lejoni t’ju pyes për presidentin sirian Bashar al Assad. Shumë njerëz do të donin të dinin se çfarë ka për të pëlqyer tek Assad?

Ne nuk pëlqejmë ndonjë. Diplomacia dhe politika nuk ka të bëjë me pëlqimin apo mospëlqimin, kjo terminologji vlen për qeniet njerëzore si individë. Presidenti Assad po mbron sovranitetin e vendit të tij. Ai po mbron vendin e tij dhe në një kuptim më të gjerë, rajonin nga terrorizmi, që realisht i duheshin vetëm nja dy javë që të merrte Damaskun në shtator të vitit 2015.

Ne nuk dëshirojmë përsëritjen e tragjedive që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit për shkak të “aventurave”. Ndoshta më herë sesa dy dekada. Filloi nga fundi i shekullit të kaluar ne Afganistan kur SHBA-ja vendosi të mbështeste ushtarkisht, financiarisht dhe në mënyra të tjera muxhahedinët, që luftonin kundër truave sovjetike. Nuk do të ndalem në faktinse pse trupat sovjetike ishin aty. Meqë ra fjala, Bashkimi Sovjetik u ftua legalisht nga qeveria afgane që njihej si legjitime. SHBA-ja vendosi të përdorte muxhahedinët për të luftuar kundër trupave sovjetike, me shpresën se pasi të mbaronte punë, ata do të mund t’i mbanin nën kontroll. Kështu u shfaq Al Qaeda dhe SHBA humbi kontrollin mbi bishën që e kishte krijuar. Pastaj nisi Aventura në Irak mbi pretendime false. Tani çdokush e di këtë, edhe Tony Blair e pranoi se ishte gabim. Por mbetet thelbësore se njësoj sikurse Al Qaeda lindi në Afganistan, ISIL/DASH lindir pas ndërhyrjes në Irak. Pasi u pushtua Libia në shkelje të rëndë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit, si tani në Siri, lindi një tjetër bishë: Jabhat al Nusra, që ndyshon emrat, por është një tjetër organizatë terroiste. Çfarëdo që Perëndimi i qytetëruar përpiqet të sjellë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, shkon në favor të terroristëve.

*Titulli dhe përkthimi me shkurtime nga ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.