Ekuacion i vështirë BE-Turqi
Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh rreptë ndaj vendeve Perëndimore. Ai theksoi, ndër të tjera, se vendi i tij nuk do të pranojë mësime nga Perëndimi, duke shtuar se "askush nuk ka të drejtë të luajtë me krenarinë dhe dinjitetin e turqve."
Me një kontekst disi enigmatik ai nënvizoi se posedon video që hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj Turqisë. Gjithsesi Samiti i së Hënës në Varnë do të jetë një ekuacion i vështirë për evropianët, pasi do të duhet të diskutohet rinovimii i marrëveshjes së BE-Turqi mbi migracionin, e cila ka përfunduar në mars 2016.
Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian përpiqet të ruajë kanale të hapura të komunikimit me Ankaranë, në një kohë kur veprimet e Turqisë në Egje dhe Qipro, ndalimi i dy ushtarakëve greke zgjeruar, dhe ofensiva turke në Afrin janë shpallur "të papranueshme" nga Angela Merkel.
Tensionet me Turqinë ishin kryefjala e ditës që shënon 197-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane. Këtë ditë zgjodhi ministri grek i mbrojtjes Panos Kamenos për të lëshuar një paralajmërim të fortë për presidentin turk Rexhep Taip Erdoan.
“Do të shtypim këdo që ve në pikëpyetje sovranitetin tonë kombëtar. Kushdo që ka ndërmend perandorinë e madhe osmane duhet të kujtojë 1821-shin, se si populli grek u përball dhe e mundi perandorinë osmane”. Komentet Kamenos i bëri gjatë paradës ushtarake në Athinë ku morën pjesë edhe presidenti dhe kryeministrin grek.
Add new comment