Vizita e Vuçiç në SHBA, mediat ruse: Politikës së balancës po i ulen shanset. Serbia duhet të zgjedhë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhe tnë një vizitë në SHBA ku pritet të takohet me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, Mike Pence. Vizitës po i kushtohet rëndësi, pasi Serbia përfaqëson një nyje të rëndësishme në Ballkan, madje sipas gazetës ruse “Kommersant”, “ajo shihet si shteti kyç në rajon”. Nga kjo qasje që Perëndimi po mban prej kohësh, rëndësia se çfarë vendimi do të marrë Beogradi për politikën e Jashtme rritet. Gazeta ruse vë në dukje se rritja e tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-së apo Perëndimit në përgjithësi, ul shanset e politikës së ekuilibrit që ka zgjedhur së fundmi Serbia, duke mbajtur duart në të dy krahët, Lindje dhe Perëndim.
Gazeta shton se Vuçiçit do t’i kërkohet të shprehet qartë se cilën anë zgjdh, duke mbajtur si temë kryesore blerjen e armëve nga Moska dhe çështjen e qendrës humanitare në Nish. Duket se Beogradi ka ditur të përfitojë mirë nga të gjitha krahët, saqë presidentit serb dhe politikës së jashtme të Serbisë t’i kushtohet kjo rëndësi.
Po kështu citohen burime sipas të cilave Pentagoni do të duhet të raportojë për bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, një aspekt delikat ky për një vend që pretendon neutralitetin ushtarak. Me po kaq përkujdesje u trajtua Serbia edhe në Samitin e Triestes, mjafton këtu të kujtojmë se komisonerit të BE-së për Zgjerimin, Hahn, nuk i dilnin ditët për t’u prononcuar posaçërisht për Serbinë duke dhënë garanci për perspektivën e saj europiane. Fytyra të reja të një politike që në thelb ka mbetur e njëjta, kuptohet edhe për meritën e vendeve të dështuar si Shqipëria që nuk ka ditur të ecë një hap thelbësor përpara.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=07&dd=17&nav_id=10...
Add new comment