politika e balances
Vizita e Vuçiç në SHBA, mediat ruse: Politikës së balancës po i ulen shanset. Serbia duhet të zgjedhë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhe tnë një vizitë në SHBA ku pritet të takohet me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, Mike Pence. Vizitës po i kushtohet rëndësi, pasi Serbia përfaqëson një nyje të rëndësishme në Ballkan, madje sipas gazetës ruse “Kommersant”, “ajo shihet si shteti kyç në rajon”. Nga kjo qasje që Perëndimi po mban prej kohësh, rëndësia se çfarë vendimi do të marrë Beogradi për politikën e Jashtme rritet.