Darka e “Pazarit të Ri”, torta ndahet bashkë edhe për 4 vjet (Video)
Një darkë pas së cilës u fokusua vëmendja e të gjitha mediave, duket se ka qenë kurorëzimi i një marrëveshje të re politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës për të qeverisur Shqipërinë edhe në 4 vitet e ardhshme. Mund të ishte firmosur pa zhurmë dhe show, por mesa duket dy krerët e koalicionit ishin kujdesur edhe për simbolikën e takimit që u mbajt për më shumë se 4 orë në një restorant peshku në zonën e Pazarit të Ri. Të paktën kështu raportojnë mediat informative Ora News dhe News 24 që i referohen burimeve nga takimi, për të cilin vetë protagonistët nuk folën. “Pazari” pët të vazhduar koalicionin mësohet se përfshin edhe marraveshje për Presidentin e Ri të vendit. Takimi erdhi pas përplasjeve deklarative mes figurave të dy partive. Ndoshta jo pa rëndësi është dhe fakti se Rama në darkë ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa Meta nga Petrit Vasili. Formalisht pritet që LSI të mbledhë kryesinë për t'i thënë "po" martesës edhe për një mandat me PS-në.
Add new comment