Drejt pjesëmarrjes në operacione luftimi. Projektligji: Ministri i Mbrojtjes urdhëron daljen e mjeteve jashtë dhe dislokimin në zona operacioni ushtarak

Postuar në 28 Shtator, 2016 20:04

Qeveria shqiptra ka propozuar sot në mbledhjen e saj të radhë një projektligj që realizon ndryshime në ligjin ekzistues nr. 9363 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.

Ndryshimet për nga përmbajtja synojnë të rregullojnë disa klauzola që nënkuptojnë qartë pjesëmarrjen e forcave ushtarake shqiptare në operacione luftimi në kuadër të NATO-s. Kështu në nenin 3 parashikohet pjesëmarrja e “personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në strukturat e Organizatës së Atlantikut të Veriut, të Bashkimit Evropian, në organizatat ndërkombëtare dhe shtabet ushtarake ndërkombëtare”, për të vazhduar më tej në nenin 5 kur sqarohet delegimi i autoritetit:

Autoriteti kompetent, sipas ligjit përkatës për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për qëllime të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar, mund t'i transferojë pjesë të autoritetit të vet komandantit ushtarak të strukturave të Traktatit të Atlantikut të Veriut, të një shteti të huaj ose një organizate ndërkombëtare. Në të njëjtën mënyrë, autoriteti kompetent shqiptar mund të pranojë një autoritet që i jepet nga një komandant ushtarak i strukturave të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i një shteti të huaj ose nga një organizatë ndërkombëtare”.

Ndoshta ndryshimi që flet më shumë në drejtim të angazhimit të shpejtë dhe të dislokimit të personelit në zona operacioni ushtarak është ai që propozohet për nenin 7 që i njeh të drjetën ministrit të Mbrojtjes për të urdhëruar dlajen jashtë territorit të Shqipërisë të mjeteve që u përkasin Forcave të Armatosura.

Mjetet fluturuese, mjetet lundruese, mjetet e transportit dhe të blinduara tokësore, që u përkasin Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për qëllimet e këtij ligji, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në këtë nen. Ministri i Mbroijtjes merr të drejtën edhe të emërimit të personelit të FA-së në “strukturat e Organizatës së Atlantikut të Veriut, të Bashkimit Evropian, në organizatat ndërkombëtare dhe shtabet ushtarake ndërkombëtare”.

Personeli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë emërohet në strukturat e Organizatës së Atlantikut të Veriut, të Bashkimit Evropian, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare me urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Personeli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i emëruar në strukturat e Organizatës së Atlantikut të Veriut, të Bashkimit Evropian, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, në përmbushje të kërkesave të pozicionit të punës apo të komandës ku është angazhuar, mund të dislokohet në zonë operacioni ushtarak, për periudha kohore jo më shumë se 30 ditë, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në nenin 8.  

 

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/projekt-ligj/projektligje-te-mir...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.