forcat e armatosura
Protesta/Burime nga qeveria: Ushtria kalon në gatishmëri nr. 2 për tri ditë
Rolet për 16 shkurtin janë ndarë tashmë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos qëndrojë në zyrë për protestën e nesërme, presidenti ndodhet në Mynih. Në Tiranë qëndron opozita me përforcimet e veta edhe nga jashtë vendit, qëndron policia me në krye ministrin Sandër Lleshaj, person i cili për ironi të historisë më 21 janar të vitit 2011, në cilësinë e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thuhet se u ngarkua të përpilonte një plan për gjendjen e jashtëzakonshme.
Drejt pjesëmarrjes në operacione luftimi. Projektligji: Ministri i Mbrojtjes urdhëron daljen e mjeteve jashtë dhe dislokimin në zona operacioni ushtarak
Qeveria shqiptra ka propozuar sot në mbledhjen e saj të radhë një projektligj që realizon ndryshime në ligjin ekzistues nr. 9363 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar”.