Protesta/Burime nga qeveria: Ushtria kalon në gatishmëri nr. 2 për tri ditë

Postuar në 15 Shkurt, 2019 21:28

Rolet për 16 shkurtin janë ndarë tashmë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos qëndrojë në zyrë për protestën e nesërme, presidenti ndodhet në Mynih. Në Tiranë qëndron opozita me përforcimet e veta edhe nga jashtë vendit, qëndron policia me në krye ministrin Sandër Lleshaj, person i cili për ironi të historisë më 21 janar të vitit 2011, në cilësinë e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thuhet se u ngarkua të përpilonte një plan për gjendjen e jashtëzakonshme.

Nga të dhënat jo zyrtare pranë PD-së njoftohet protesta e 16 shkurtit do të jetë e tonifikuar dhe madje agresive. Kështu një dorë në përballjen me policinë thuhet se do të japin aktivistë të Vetëvendosjes që janë si të thuash të kualifikuar për akte të tilla. Por ky është skenari  i mundshëm operativ - i pakonfirmuar zyrtarisht - në varësi të të cilit do të zbatohet skenari politik. Opozita ka deklaruar se nuk do të ketë fjalime, se do të protestojë populli duke lënë të kuptohet se çdo akt është anonim dhe pa përgjegjësi politike.

E qartë është se 16 shkurti po përgatitet psikologjikisht për të mos qenë ditë e qetë dhe protesta do të pushtojë Tiranën, ndërkohë që në Serbi protesta vijojnë prej javësh. Janë dy vende që pikëtakohen në vullnetin politik për të çuar përpara zgjidhje politike që kanë të bëjnë me Kosovën por të cilat janë të pakonsultuara dhe të pasqaruara. Ndryshimi është se Vuçiç qëndron në zyrë, ndërkohë që z. Rama e lë zyrën. Z. Rama duket se ka marrë gjithësesi disa masa.

Burime brenda qeverisë i thanë ResPublica, se Forcat e Armatosura kanë kaluar të gjitha në Gatishmëri nr. 2, që është nivel më i lartë se zakonisht i gatishmërisë për ruajtjen e objekteve ushtarake. Ky është përkufizimi formal, por me rëndësi është fakti se gatishmëria do të jetë e vazhdueshme për tri ditë dhe ka nisur qysh sot. E pyetur nga ResPublica, Albana Qehajaj, këshilltare për mediat e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nuk mohoi por as pohoi ekzistencën e një urdhëri të tillë:

Nuk kam dijeni për një vendim të tillë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.