“Edi Rama ka krijuar klikë. Kushdo mund të zëvendësojë një kryeministër që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur”

Postuar në 26 Shtator, 2016 12:36

Mustafa Nano ka përsëritur sot qëndrimin e tij rreth problemeve të qeverisjes së Edi Ramës, kur përmes një interviste në gazetën “Panorama” ka theksuar sërish akuzat e tij.
“Por nuk është vetëm kjo. Rama ka bërë gjëra më të rënda. Dhe më e rënda është se ai ka krijuar një klikë të tijën, që në një masë të madhe është e njëjta klikë e vjetër që sundonte edhe në kohën e Berishës. Hiq këta që bilbilosin nga Shqupi sot, të tjerët janë ata që ishin. Klika është e palëvizshme.
Dhe Rama do që gjithë Shqipërinë ta vërë në shërbim të kësaj klike”, është shprehur Nano.

Ai ka replikuar edhe me Andrea Stefanin, sipas të cilit nuk ka asnjë provë për korrupsionin e Edi Ramës. “Diçka që kutërbon nuk ka nevojë ta prekësh që të kuptosh se ekziston”, thotë Nano. Pyetjes “retorike” se kush mund ta zëvendësojë Edi Ramën nëse ikën, opinionisti në fjalë i është përgjigjur në këtë mënyrë:

“...Mos më thoni se “nuk ka kush ta zëvendësojë”. Kushdo mund ta zëvendësojë një kryeministër, që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur. Dhe në çdo rast do të jetë më mirë”.

http://www.panorama.com.al/stefani-e-akuzon-se-ben-punen-e-saliut-ja-si-...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pse or ti Muço cfare prisje nga aleanca e qelbesirave?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mustafa, thenia e Bill Maher para dy javesh u be hit ne Amerike... He said " I don know it for a fact. I just know it is true"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.