Ballkani Perëndimor, shtojcë e Austrisë në politikën ndaj refugjatëve. Konferenca e Vjenës lë jashtë Greqinë

Postuar në 23 Shkurt, 2016 13:58

Nesër zhvillohet në Vjenë një konferencë e përbashkët mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bullgarinë, në nivel ministrash të Jashtëm dhe të Brendshëm. Takimi organizohet nga pala austriake dhe në të njoftohet se janë ftuar të marrin pjesë ministra nga Shqipëria, Bosnje - Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Sllovenia. Sipas axhendës do të diskutohet për kufizimet që Austeia do të vendosë për fluksin migrator në kufijtë e vet dhe siç raporton “Euobserver”, “për mënyrën sesi të koordinohen më mirë përpjekjet gjatë korridorit ballkanik”(https://euobserver.com/migration/132377). Javën e kaluar Austria inicioi një takim mes shefave të policisë së Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë, gjithnjë në përpjekjen për të frenuar përmbytjen e saj imigrantët. Një shenjë është fakti se autoritetet maqedonase po ndalojnë kalimin e afganëve nga Greqia, ndërkohë që në datën 25 shkurt, ministrat e Brendshëm të BE-së do të takohen në Bruksel për të “diskutuar propozimet e reja për ruajtjen e kufijve detarë dhe tokësorë”. Kështu Austria paraqitet me një deklaratë të përbashkët me synimin që edhe BE-ja ta njohë atë si një zgjidhje relative të problemit. Mirëpo kjo iniciativë ka prodhuar reagimin e Greqisë, e cila ka reaguar me dy akte: së pari, përmes drejtorit Politik të Ministrisë së Jashtme, Petros Mavroeidis, i cili ka dorëzuar një notë ambasadorit austriak Ikić-Böhm lidhur me lënien jashtë të vendit të tij nga Konferenca. Një lëvizje e dytë ishte reagimi i ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili e ka konsideruar konferencën si një “iniciativë jashtëinstitucionale që bie ndesh me frymën e Traktatet e BE-së dhe ligjet ndërkombëtare për refugjatët”. Por konsideratat e Kotzias ngjajnë kntradiktore kur në një fjalintë dytë, ai e cilëson “mos ftimin e Greqisë si një akt jomiqësor, teksa krijon përshtypjen se palë të caktuara, në mungesën tonë, duan të marrin vendime që na prekin edhe ne”. Duket se Athina zyrtare e ka problemin tek përjashtimi nga kjo iniciativë më shumë sesa te zbatimi i ligjeve ndërkombëtare. Po kështu Kotzias ka kundërshtuar edhe takimin e drejtorëve të policisë së vendeve Shengen dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që e cilëson si shenjë të një defiçiti demokratik, përderisa bie ndesh me vendimin e liderëve europianë(http://www.mfa.gr/en/current-affairs/statements-speeches/foreign-ministr...). Nuk është e qartë se përse Greqia konteston takimin, por duket se ka të drejtë kur deklaron se iniciativa austriake është e njëanshme dhe shmang vendimet kolegjiale të BE-së. Në përgjithësi politika me refugjatët është parë nga vendet europiane mbi premisat nacionale më shumë sesa ato europiane, çka shpjegon edhe pozitën e vështirë ku është vendosur një figurë si Angela Merkel, deri më dje e shumë votuar. Edhe vendimi i Britanisë i jep zë lëvizjeve të njëanshme, duke e lënë me gjasë Greqinë në një udhëkryq për të cilin as ka kapacitet dhe as dëshirë ta përballojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.