Sollaku sqaron si bëhet hetimi ndërkombëtar: Duhet ndryshime Kushtetuese
Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Panorama”, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, thotë se hetimi nga prokurorë ndërkombëtarë mund të realizohet vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese që e rregullojnë këtë hetim. “Nëse ligjvënësi do të ndryshojë kuadrin ligjor për të lejuar hetimin ndërkombëtar të ndonjë çështjeje, së pari, duhet të ndryshojë Kushtetutën, e cila përcakton se ndjekja penale bëhet nga Prokuroria me prokurorë shqiptarë”, u shpreh Sollaku. Sipas tij, kuadri aktual ligjor i Republikës së Shqipërisë u jep të drejtë hetimi vetëm përfaqësuesve të institucioneve shqiptare. “Kuadri kushtetues i Shqipërisë për hetimet penale nuk lejon veprimet hetimore nga persona jashtë subjekteve që parashikon Kushtetuta dhe ligji procedurial penal, që do të thotë, nga prokurorët shqiptarë dhe nga oficerët e policisë gjyqësore”, tha për “Panorama” ishProkurori i Përgjithshëm.
Add new comment