kushtetuese
Greqia drejt neutralitetit fetar
Qeveria greke dhe Kisha janë duke përmbyllur një marrëveshje kornizë që do të rregullojë marrëdhëniet mes tyre si ato të karakterit politik ashtu edhe paqartësitë për çështjet e pronësisë.
"Sot ne jemi duke u përpjekur për të hedhur një hap historik përpara për të mirën e shtetit dhe Kishës"-tha Tsipras në konferencën e përbashkët me Kryepeshkopin Jeronimos.
Përfshirja në regjimin e TVSh-së/Biznesi i vogël: Protesta dhe ankim në Kushtetuese
Biznesi i vogël do të kundërshtojë regjimin e ri të TVsh-së në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, thotë se kjo politikë do të sjellë rrënimin e ekonomisë.
Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Tjetër "barrikadë" nga PD për Prokurorinë Speciale dhe Vetting-un
Pamvarësisht vendimit që pritet të marrë Gjykara Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, Partia Demokratike ka bërë një tjetër hap që më së paku do të vonojë zbatimin e operacionit për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të bllokojë për një periudhë të caktuar ngritjen e Njësisë Antikorrupsion e njohur ndryshe si Prokuroria Speciale.
Unioni i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në linjë me PD, ankohet në Kushtetuese për Vetting-un
Teksa qeveria është në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e Vetting-ut, si parakusht për të fituar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, është Unioni i Gjyqtarëve që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtitë e tij për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Drejt ngërçit miratimi i Vettingut, PD shkon në Kushtetuese, ambasadorët në zyrën e Xhafës
Teksa Partia Demokratike ka bërë të qartë qëndrimin se Ligji i Vetting-ut bie ndesh me Kushtetutën, ambasadorët e BE dhe SHBA kanë nisur sërish lëvizjet për të kordinuar qëndrimet me mazhorancën e majtë. Ambasadori Lu dhe Vllahutin ishin paraditen e së mërkurës në zyrën e kreut të Komisionit të Reformës në Drejtësi, një ditë para seancës kur duhet të votohet paketa e 6 ligjeve të reformës.Nga ana tjetër Partia Demokratike do t’i qëndrojë rrugës Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e ligjit. Në rrugë jo zyrtare PD ka bërë të ditur edhe argumentet e saj për antikushtetueshmërinë e ligjit.
PD-ja do të çojë në Kushtetuese ligjin për kamerat e sigurisë: "Mund të përdoren për qëllime elektorale e shantazhuese"
Ligji “për masat shtesë të sigurisë publike”, do të kalojë për votim në seancën plenare të kësaj të enjteje, pas rrëzimit të dekretit të Presidentit në Komisionin e Sigurisë. Por ka gjasa që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi Partia Demokratike e sheh si një ligj të papajtueshëm me Kushtetutën dhe se ka interesa klienteliste. Në një intervistë për TemA TV, deputeti i PD-së, anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Asllan Dogjani përveç kësaj tha se kjo mund të përdoret për qëllime elektorale dhe shantazhuese.
Taksa “Veliaj” për arsimin shkon në Gjykatë Kushtetuese
Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese taksën e përkohshme për arsimin, që Bashkia e Tiranës i ka vënë çdo biznesi, të cilëve ua faturon në NIPT-in sekondar. Sipas kësaj shoqate taksa është antikushtetuese pasi arsimi ofrohet falas, për më tepër që ajo rrit kosotot. 35 mijë dollarë është pesha e taksës vetëm në një vit, deklaroi Nikollq Neranxi, një biznesmen me aktivitet të gjerë në kryeqytet. “Kërkesën në Kushtetuese për shfuqizimin taksës e ka bërë Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve bazuar në nenet 57 dhe 59 të kushtetutës.
Bllokim Kuvendit nëse nuk dërgohen në Kushtetuese mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt
Partia Demokratike ka vendosur sot përmes Grupit Parlamentar bllokimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk vendoset dërgimi në Gjykatë Kushtetuese i shqyrtimit të mandatit të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Për Sulin seancën e kaluar u votua kundër, ndërkohë që në Kushtetuese është dërguar vetëm çështja e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. E njëjta gjë kërkohet edhe për Sulin dhe nënkryetaren e Parlamentit, Valentina Leskaj.