kushtetuese
Presidenti që "shet" lajme
Një muaj pasi njoftoi vendimin për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin "Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, presidenti Bujar Nishani ka njoftuar për së dyti dërgimin e çështjes në Gjykatë.
Shtet që vepron me kokë: Dekriminalizohet Parlamenti, por Jo Prostitucioni
Gjykata Kushtetuese e Shiqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e prostitucionit. Gazeta “Dita” bën me dije se Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër kërkesës për të shfuqizuar paragrafin e parë të nenit 113 të Kodit Penal që parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion. “Gjykata e Larta pretendonte se ky nen nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se diskriminon femrat karshi meshkujve. Por, ndryshe mendojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët thonë se pretendimi është i pabazuar.
Sollaku sqaron si bëhet hetimi ndërkombëtar: Duhet ndryshime Kushtetuese
Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Panorama”, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, thotë se hetimi nga prokurorë ndërkombëtarë mund të realizohet vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese që e rregullojnë këtë hetim. “Nëse ligjvënësi do të ndryshojë kuadrin ligjor për të lejuar hetimin ndërkombëtar të ndonjë çështjeje, së pari, duhet të ndryshojë Kushtetutën, e cila përcakton se ndjekja penale bëhet nga Prokuroria me prokurorë shqiptarë”, u shpreh Sollaku.
Basha flet për dekriminalizimin: Të nevojshme ndryshimet kushtetuese
Lulzim Basha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” foli mbi situatën e acaruar politike në vend, marrëdhëniet brenda partisë, qëndrimin mbi punën e qeverisë dhe apelin e ndërkombëtare për dekriminalizimin. “Futja e personave me rekorde kriminale, me detyrë më të larta shtetërore, siç është roli i Kryebashkiakut, kjo s’ka bërë vaki ndonjëherë. Pse nuk po avancojmë dhe po vetëshpërthejnë zyrtarët me rekorde kriminale.