Basha flet për dekriminalizimin: Të nevojshme ndryshimet kushtetuese
Lulzim Basha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” foli mbi situatën e acaruar politike në vend, marrëdhëniet brenda partisë, qëndrimin mbi punën e qeverisë dhe apelin e ndërkombëtare për dekriminalizimin. “Futja e personave me rekorde kriminale, me detyrë më të larta shtetërore, siç është roli i Kryebashkiakut, kjo s’ka bërë vaki ndonjëherë. Pse nuk po avancojmë dhe po vetëshpërthejnë zyrtarët me rekorde kriminale. E vërteta që nuk i fshihet laçianëve është që Armando Prenga s’ka qenë asnjë ditë në Partinë Socialiste, janë marrë janë përzgjedhur nga Edi Rama në fushatë elektorale në zona të vështira për PS dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale”, tha Basha. Por ai nuk ka bërë të ditur emrat që opozita ka shpallur si të inkriminuar në Parlament. “Detyra jonë si opozitë është ti denoncojmë rastet, po detyra më e rëndësishme është ti verifikojmë. Opozita ka kërkuar verifikim të shenjave të gishtërinjve. Opozita vepron në mënyrë insitucionale, ne këkrojmë sipas ligjit që këta persona pasi të verifikohen, të përjashtohen nga parlamenti, bashkitë administrata e lartë, kemi një vit që e kërkojmë. Ne nuk jemi Shërbimi Informativ ne jemi opozita”.
Basha thotë se për dekriminalizimin janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese: “Këtë çështje shumë të rëndësishme për demokracinë, jam i hapur dhe kam propozuar, para disa muajsh, që ne detyrë parësore kemi ti kthejmë demokracinë qytetarëve. Janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese”.
Add new comment