Presidenti që "shet" lajme

Postuar në 23 Shkurt, 2016 12:44

Një muaj pasi njoftoi vendimin për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin "Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, presidenti Bujar Nishani ka njoftuar për së dyti dërgimin e çështjes në Gjykatë. Dallimi është se në njoftimin e datës 23 Janar (http://president.al/?p=31236) Nishani përveç vendimit, shpreh në mënyrë të shkurtuar disa konsiderata për ligjin dhe argumentet që e shtyjnë atë ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në njoftimin e datës 23 Shkurt ka publikuar të plotë kërkesën drejtuar kësaj Gjykate. (http://president.al/?p=31932). Ditët e fundit Presidenti u bë protagonist i një artifici të pakuptimtë me dekretimin e emërimit të dy ministrave, çështje të cilën njoftoi se e kishte çuar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa dy ditë më pas firmosi dekretet për të cilat ishte i paqartë juridikisht. Një rinjoftim i lajmit se Presidenti i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Pronave ngjan më shumë si teknikë gazetareske që mediat të zhvendosin vëmendjen nga gafa e tij me dekretet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.