Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Add new comment