ankimi

3% e pallateve për banesa sociale, ndërtuesit: Do ankohemi në Kushtetuese

Postuar në 03 Maj, 2019 17:29

Shoqata e Ndërtuesve e kundërshton ligjin, i cili i detyron që duke filluar nga viti i ardhshëm, 3% të apartamenteve të ndërtesave të reja t’i jepen bashkisë si fond për banesa sociale. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, deklaroi se shumë shpejt do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Transferimi i pronave të bregdetit drejt Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 02 Shkurt, 2019 14:27

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.708 i datës 21 nëntor 2018, “Për regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Vlorë–Sarandë” do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Kësaj radhe është Omonia, organizata e minoritetit etnik grek, ajo që deklaron se do të ndërmarrë këtë veprim pasi më parë edhe Greqia është shprehur kundër tij.

Rrëzohet kërkesa e Komitetit të Helsinkit. Dekriminalizimi heq edhe të drejtën e votës

Postuar në 18 Prill, 2017 20:39

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë një kërkesë ankimim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit që lidhet me nene të caktuara të ligit për dekriminalizimin, zyrtarisht ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar”.

http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_MEDIAN_1430_1-1.php

Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 10 Prill, 2017 20:31

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Subscribe to RSS - ankimi