Rrëzohet kërkesa e Komitetit të Helsinkit. Dekriminalizimi heq edhe të drejtën e votës
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë një kërkesë ankimim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit që lidhet me nene të caktuara të ligit për dekriminalizimin, zyrtarisht ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar”.
http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_MEDIAN_1430_1-1.php
Objekti i kërkesës ishte “shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës të pikës 4 të nenit 2, pikës 8 të nenit 4 dhe nenin 12”, që konkretisht thonë:
Pika 4, neni 2
Nuk kanë të drejtën të votojnë dhe të zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë kandidatët për deputetë në Kuvend apo në organet e qeverisjes vendore personat që plotësojnë kushtet e parashikuara shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni.
Pika 8, neni 4
Për personat që parashikohen në pikën 4, të nenit 2, të këtij ligji, periudha e ndalimit zgjat deri në kryerjen e dënimit përkatës.
Neni 12
Procedura për zbatimin e ndalimit për zgjedhësit
1. Kur një shtetas dënohet me vendim përfundimtar të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të nenit 2 të këtij ligji, gjykata e rrethit gjyqësor që ka marrë vendimin i dërgon një kopje të vendimit Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile e cila merr masa për pezullimin e së drejtës së votës dhe ngrirjen e rekordit zgjedhor të shtetasit në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ky pezullim zgjat deri në përfundim të afatit të përcaktuar në nenin 4, pika 8, të këtij ligji. Me mbarimin e afatit të pezullimit, shërbimi i gjendjes civile e heq pezullimin kryesisht.
2. Me qëllim njoftimin e personit të dënuar në lidhje me pezullimin e së drejtës së votës, vendimi i dënimit përmban në dispozitivin e tij edhe faktin e pezullimit, sipas këtij neni. Mospërfshirja e këtij ndalimi në dispozitivin e vendimit nuk përbën shkak për pavlefshmërinë e pezullimit. Në çdo rast, shërbimi i gjendjes civile merr masa për njoftimin e shtetasit, në lidhje me ekzekutimin e pezullimit si edhe për mbarimin e pezullimit.
3. Gjatë kësaj periudhe, rekordi zgjedhor i shtetasit përkatës nuk përfshihet në listën e zgjedhësve.
4. Ministria përgjegjëse për shërbimin e gjendjes civile nxjerr aktet nënligjore në zbatim të kësaj pike, në përputhje me afatin e përcaktuar në nenin 16, pika 5, të këtij ligji.
http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/vep_njoftime/ligji.pdf
Një dispozitë e paprecedentë kjo dhe që vështirë se shkon në përputhje me ndonjë të drejtë. Gjithsesi mbetet për t’u parë arsyetimi i Gjykatës.
Add new comment