Ligji i dekriminalizimit
Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Orët e fundit të Elvis Roshit si kryebashkiak i Kavajës
Me miratimin në kuvend të ligjit të dekriminalizmit, Partia Demokratike do të bëjë hapin e radhës për largimin e personave me të shkuar kriminale nga funksionet publike. I pari për të cilin do të kërkohet verifikim do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili është dhe një prej personave më të afërt të kryeministrit Rama, madje i mbrojtur me fanatizëm prej tij për problemet me emrin në Itali. "Kryebashkiaku në fjalë duhet të bëjë vetëdeklarimin.