Orët e fundit të Elvis Roshit si kryebashkiak i Kavajës

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 10:40

Me miratimin në kuvend të ligjit të dekriminalizmit, Partia Demokratike do të bëjë hapin e radhës për largimin e personave me të shkuar kriminale nga funksionet publike. I pari për të cilin do të kërkohet verifikim do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili është dhe një prej personave më të afërt të kryeministrit Rama, madje i mbrojtur me fanatizëm prej tij për problemet me emrin në Itali. "Kryebashkiaku në fjalë duhet të bëjë vetëdeklarimin. Për Roshin, institucioni që ka të drejtë t’i drejtohet Prokurorisë me një kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prokuroria do të bëjë kërkime brenda dhe jashtë vendit”, sqaron në një prononcim për gazetën Panorama deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Kreu i Komisionit të Dekriminalizimit thekson se edhe nëse kryebashkiaku i Kavajës ka ndryshuar identitet, falë kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike do të bëhet verifikimi përmes shenjës së gishtave.
“Do t’i merren shenjat e gishtave databeizit të ‘Aleatit’. Kërkesa i shkon kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike për të vërtetuar nëse ka persona me këtë shenjë gishtash. Nga përgjigjja e kompanisë do të dalë se personi që kërkohej me emrin Elvis Roshi del me emrin Ervin Roshi dhe për këtë vjen konkluzioni. Në bazë të këtij konkluzioni, duke iu referuar parashikimeve të bëra në ligjin për dekriminalizimin, kryebashkiaku i Kavajës do të duhet të lërë mandatin”, përfundon Bylykbashi.
Një tjetër kryetar bashkie rrezikon ta humbasë mandatin. Xhelal Mziu, i rizgjedhur në Bashkinë e Kamzës, u dënua më 10 prill të këtij viti me dy muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Një tjetë kryebashkiak i akuzuar nga opozita si person me të shkuar kriminale është ish –deputeti i PS, që e la mandatin për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Domethene, sipas ketije muhabeti, Kavaja do te kete zgjedhje te tjera ? ! ! !

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.