Data sot është 18-05-2012, ora 13:27

Opinion

Kryetari i një partie politike të vogël shqiptare, e cila evokon kthimin e “rrotës së historisë” së kombit tonë në një periudhë të perënduar prej kohësh, të sunduar nga një mbret i vetëshpallur dhe tradhtar i kombit të tij, pra kryetari i një partie të tillë, i cili është edhe zëvendësministër i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë (jo në “Monarkinë shqiptare”), paska kërkuar publikisht që...
Komentuar 2 herë
Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me një flamur...
Komentuar 31 herë
Mërziteni po t’ju them një gjë që e kam thënë shpesh? Po jua them prapëseprapë: “Ambasadorët janë më shumë se kurrë të pushtetshëm këtyre anëve tona”. Kanë qenë të pushtetshëm prore, pasi shteti ynë, të cilit ne do t’i festojmë plot pompë 100 vjetorin në nëntor, është qysh në origjinë një shtet ambasadorësh, dmth një shtet i krijuar nga ambasadorët, ose më saktë nga diplomacia ndërkombëtare. Ky...
Komentuar 4 herë
Duhej të kalonin më shumë se gjashtë shekuj që përpjekjet e stërmundimshme të mongolëve, kinezëve dhe të arabëve  për të shndërruar në punë  energjinë e lëndës djegëse, do të kurorëzoheshin në gjysmën e dytë të shekullit të  XIX-të, në shpikjen gjeniale të Motorit me Djegie të Brendëshme:  veç e veç , në grup e kohë pas kohe, nga inxhinierët e mëdhenj gjermanë: Nikolaus ...
Komentuar 6 herë
Pas një pune skllavëruese dhjetravjecare, shpërndarja e tokës  nga qeveria e Partisë Demokratike mbi bazën e ligjit 7501, u përjetua nga fshatarësia si një dhuratë nga Zoti. Shtoj kësaj dhe privatizimin e banesave shtetërore pothuaj falas për punonjësit e qytetit, të dyja këto masa me frymë të theksuar humane, bënë që i ndjeri Ali Spahia, një individ i dalluar për trajtimin e shtruar të...
Komentuar 7 herë
Në biseda që kam patur me përkrahës të PS-së pas takimit Rama-Meta, kam konstatuar dy pikpamje të kundërta. E para, e ndërtuar në një rrafsh moral, nuk e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, për shkak të “tradhëtisë” së Metës ndaj “popullit të majtë” pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe aferave korruptive të tij gjatë qeverisjes me Berishën. Ndërsa e dyta, e ndërtuar në një rrafsh pragmatist, e pranon...
Komentuar 21 herë
Ka disa ditë që më mundon fakti se si një aktivist për të drejtat e LGBT, në një moment kyç si ky që po kalon në Shqipëri lëvizja LGBT, nuk mund t’u përgjigjem me argumenta ideologjikë (pse jo, fundja!) dhe parimorë mijëra komenteve nacionaliste që po pushtojnë mediat online shqiptare, sa herë që ka ndonjë lajm rreth LGBT, apo sa herë që mediat vetë shpikin ndonjë lajm të tillë. Janë “argumenta”...
Komentuar 18 herë
Sipas formulës së re të zgjedhjes së Presidentit, barra për zgjedhjen e tij i bie më së shumti partisë që ka shumicën qeverisëse. Kjo sepse pas raundit të tretë të votimit Kryetari i Shetit zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, 70+1 vota. Në këto kushte e gjithë vëmendja publike e mediatike është përqendruar vetëm tek një emër, Sali Berisha, si udhëheqës i shumicës kuvendore. Atij i kërkohet nga...
Komentuar 10 herë
Ligjërimi politik në anët tona, përpara se të jetë i majtë apo i djathtë, madje përpara se të jetë shoqëror, ekonomik, ambientalist etj., është konfliktual. Mediat priren ta theksojnë edhe më këtë tipar, gjë që bëhet më e perceptueshme në rastin e televizionit. Nuk kemi të bëjmë me një dukuri specifike shqiptare. Në të gjithë botën ligjërimi politik priret të jetë konfliktual dhe televizioni e ka...
Si të mos kishte ndryshuar asgjë me ne. Si të mos kishim marrë asnjë mësim. E një shekull ka kaluar, por nga Shkupi, çuditërisht, prapë na vijnë të njëjtat thirrje të turmave të pakokë, që po thonë të jenë spontane. Edhe atëherë, si sot, kur përcaktoheshin fatet e popujve ballkanikë dhe Europa me kalem në dorë kishte në tavolinë hartat e reja, një turmë “çlirimtarësh” me shallvare, mjekra e...
Komentuar 50 herë