Lupë europiane mbi tregun kinez të pajisjeve mjekësore

Postuar në 24 Prill, 2024 12:25

Komisioni Evropian ka nisur një hetim mbi prokurimin publik të Kinës, për pajisjet mjekësore.

Masa është e fundit në një seri lëvizjesh që rrisin tensionet tregtare përpara vizitës së Presidentit Xi Jinping muajin e ardhshëm, i pari udhëtim në Europë në pesë vitet e fundit.

Hetimi ka për qëllim të përcaktojë nëse furnizuesve evropianë të pajisjeve që variojnë nga gjilpërat dhe pajisjet ortopedike deri te skanerët kompleksë, u është dhënë akses i drejtë në Kinë, raporton Reuters.

Nëse hetimi arrin në konkluzionin se kjo nuk ka ndodhur, Blloku mund të vendosë kufizime ndaj kompanive kineze të pajisjeve mjekësore që konkurrojnë në tenderët publikë të BE-së. Këto kufizime mund të shkojnë në raste të caktuara deri në përjashtimin e plotë.

Hetimi është i pari sipas Instrumentit Ndërkombëtar të Prokurimit të BE-së, i cili synon të promovojë reciprocitetin në aksesin në tregjet ndërkombëtare të prokurimeve publike, pas ankesave të gjata nga kompanitë dhe qeveritë evropiane për aksesin në tregun kinez. Ky hetim pason një të ngjashëm që BE-ja nisi në tetor për automjetet elektrike më të lira kineze.

BE po monitoron ndërkohë edhe subvencionet e marra nga furnizuesit kinezë të turbinave me erë dhe energjisë diellore të destinuara për në Evropë.

Në përgjigje të hetimit, Pekini akuzoi BE-në për "proteksionizëm".

Bashkimi Evropian shpesh ka përdorur mjetet e tij tregtare dhe masat e mbështetjes tregtare, por këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse dërgojnë sinjale proteksioniste, vënë në shënjestër kompanitë kineze dhe dëmtojnë imazhin e BE-së,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.