Kush garon përballë kreut të Partisë së "Punës"?

Postuar në 04 Maj, 2024 14:14

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i lumtur sot në Vlorë, bashkë me Mandin, një “demokrat i socializuar”. Me vizionin: Të gjithë shqiptarët për Partinë e Punës, z. Rama ka vënë në dukje se demokratët e socializuar kanë lënë iluzionet e i janë drejtuar punës. Pra partisë së punëve që ai drejton.

Me kreun faktik të opozitës kryesore në Dritare, me bashkëpunëtorin e tij, Ilir Meta që i ka thënë mirupafshim Arsyes, z. Rama hyn në fushatën e re ashtu siç edhe ia ka ënda: pa asnjë kundërshtar real.

PD-ja, Rithemelimi, nëse do të mbetet alternativë duhet ta zgjidhë këtë çështjen e Liderit në Dritare sepse fushata nuk delegohet dhe as bëhet nga saksitë e ballkonit. Edhe nëse nuk ka qenë, kjo po bëhet një strategji konveniente për dikë që i ka blerë tashmë të gjithë. Ka blerë edhe të ardhmen e Saliut të cilit po i shijon kjo lodra e martirit të gjallë që po tretet si qiriri për demokracinë.

Çështja është praktike përveçse politike: kush është përballë PS-së në këto zgjedhje? Ilir Meta që është fandaksur, Saliu që ka mbërthyer dritaren, apo Gazmend Bardhi që është politikisht inekzistent? Nuk është çështje e vogël.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Saliu plako nuk rri ne dritare. Ai eshte shtrire shul dhe i ka blloku rrugen te djathtes per tu ringritur. Per tu rigjeneruar. Per te qene alternative. Ai eshte moster.

Submitted by X (not verified) on

Diku, me sa mbaj mend Rama ka paraqitur objektivin qe PS duhet te fitoje ne cdo qender votimi ne zgjedhjet e 2025. Pra kerkon fitore ne te gjitha ato rreth 5 mije qendra votimi qe do kete Shqiperia! Sfide shume interesante per Ramen! Si p.sh. ne nje ndeshje futbolli ekipi superior te mos e vere ne diskutim fitoren e thelle, por te kete objektivin te fitoje me rezultat 25 me 0! Ka logjike edhe kjo! Me kete mentalitet qe ka mileti yne, objektivi i Rames duket interesant! Per rekord Guinness!

Submitted by Dori (not verified) on

Kundershtari real i Rames eshte Lideri ne Dritare. Eshte ai qe, edhe pse 80 vjecar, me barren e nongrates mbi shpine, pa vulen, pa logon, pa emer ne fletet e votimit, pa financim, dhe me shume votues potenciale te emigruar keto vitet e fundit, e votuan mbi 500 mije shqiptare megjithate.
Pikerisht pse eshte kundershtari real, e shpallen nongrata, i mbajne peng me gjykata logon dhe vulen e partise dhe vete ate me arrestin ne shtepi, ne nje proces kriminal nga bashibozuket e dretjesise se re.
Gjithcka eshte kaq e qarte dhe kaq e thjeshte.

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Pikerisht pse eshte kundershtari real, e shpallen nongrata,"...
Mos do te thuash qe e kane kundershtar Shba dhe Briania?
Se ata e shpallen nongrata. Po as amerikanet as anglezet nuk votojne.
Voton populli shqiptar qe ne mazhorance absolute eshte proamerikan dhe proeuropian. Nuk ka vend per viktimizim. Ai eshte kokrra e hajdutit. Do te sjell nje rast te thjeshte:
Nje shoqeri me kapital 100 mije leke shitet nga femijet e Saliut nje shoqerie anonime ne Qipro per 1 milion e teteqindmije euro. Hapet hetim per pastrim parash qe ne fakt nuk kishte pasi parate vinin nga banka.
Por askush nuk pyeti pse ky zoteria nuk u hetua per mospagim tatimesh per shifren e mesiperme duke qene se behet fjale per nje fitim neto,per evazion fiskal, pasi jane aq arrogante saqe nuk e moren mundimin ti jepnin shtetit 10% te fitimit si tatim . Po cila prokurori do ta bente kete pyetje. Ata i mbushnin breket para Saliut.

Submitted by Dori (not verified) on

Meqe je anononim ( si une) presupozohet te thuash ate qe mendon. Ajo qe mendon eshte naive. Argumentin hileqar me SHBA dhe UK, e perdorin analistet e Rames, por ata e bejne me qellim, pikerisht pse mendojne se ka kaq shume njerez naive, qe besojne cdo budallallek qe mund t'u thuash. Ky argument ka qene qesharak qe ne fillim; per tu qesharakezuar perfundimisht, ne nje fare menyre, edhe formalisht nga vete SHBA dhe UK, respektivisht ne konkluzionet e Keshillit te Ambasadoreve Amerikane, dhe leterkembimin mes Foreign Office-it dhe ambasades britanike ne Tirane. Ato jane bere publike dhe jane kaq te qarta.
Ata qe duan ne burg Berishen, jane menduar gjate e stergjate per ta kapur diku; i kane menduar dhe stermenduar te gjitha opsionet; dhe ku u kapen? Tek dosja "Partizani"... me te cilen kane 4 vite qe merren dhe nuk kane arritur te formulojne ndonje akuze!
Shume antiberishisteve kjo ju duket e pakuptueshme, sepse per ta ky nuk eshte ndonjefare krimi per te cilin do te duhej te denohej ai qe akuzohet per krime te lemerishme prej tyre. Besoj edhe per ty. Ja, bie fjala, nje nder krimet me te medha te Saliut, sipas tyre, eshte ai i 21 janarit. Pyetja vjen natyrshem: pse nuk jane kapur ketu?! Cdo socialist fanatik e ben kete pyetje. Pergjigjen e kesaj pyetjeje e di Edi Rama... por edhe ai ish-komandanti i te ashtuquajturit "grupit te zjarrit" ate kohe, qe befas na u be socialist dhe sot nje milioner nga tenderat e pafundme.
Imagjino cfare gallate: edhe tek kjo dosja "Partizani" ku kane vendosur te kapen, prapeseprape i del emri Edi Rames, si autori i nderrimit te destinacionit te prones, me firme dhe vule; ishte kjo firme dhe vule e Rames, qe i hapi rruge mepastaj procedures se kthimit te prones qe ndoqi Berisha.
Jua them une qe Berishen nuk e kapin dot gjekundi: pikerisht pse nuk e kapur dot edhe ne ndonje kafe duke pire kafe!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qysh mund te flasesh per 21 janarin?
Kush i hyni naten ne zyre Sali Berishes dhe fshiu te gjitha filmimet e ngjarjes? Pse nuk i ruajti ato video me cadrat pistolete dhe tja tregonte prokurorise?
Duhet me teper se kaq per ta damkosur si vrases? Vrases gjakftohte. Sepse i vrau kur gjithcka kishte mbaruar.
Ai eshte nje sociopat qe duhet te kurohet.

Submitted by Dori (not verified) on

Te gjithe e kemi parasysh "filmin e ngjarjes": proteste e dhunshme, qe perfundoi me pergjigjen po te dhunshme nga Garda e Republikes, me disa te plagosur dhe kater te vrare. C'fare na qenkej fshire qe te qenkesh me inkriminuese, nese e kapim ne kete aspekt, sesa vrasja e 4 protestuesve?! Apo e ke fjalen per filmime me xhirim te ngadalesuar, si neper filmat aksion?!
Ideatoret, organizatoret dhe ekzekutoret e protestes se 21 janarit, kishin dy muaj qe kishin planifikuar, jo kater, por nje bulevard te mbushur me kufoma. Ajo nuk ishte nje proteste popullore, por nje proteste politike e PS-se ne opozite, qe kerkonte deshperimisht te vinte ne pushtet, qofte edhe me gjak. Me keto zullume qe po bejne socialistet tani ne pushtet, dhe me kete mendesi, opozita demokrate do te duhej te bente nje duzine 21 janaresh.
Ne kemi vetem nje sociopat ne politike: Edi Ramen. Ai eshte edhe sociopat edhe psikopat. I ploteson te gjitha kushtet per te qene i tille, dhe ca me shume madje.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ok. Njeri nga te dy eshte kriminel.Mjaft ti nxjerri ato filmimet saliu jot dhe fiton pafajsine per vete edhe ramen e rras ne burg per vrasjen e atyre kater te shkreteve si pulastrena ne bulevard.
Pyetja eshte:ke do te mbroje sala duke e fshehur videon veten apo edin? Sepse duhet te jesh shume debil mos e besh nje pyetje te tille. Por kur shtrohet kjo pyetje ju shtriheni ne divan dhe pini caj se nuk ja keni ngene ti pergjigjeni komunistave

Submitted by Dori (not verified) on

Edhe njehere, protesta nuk ishte qytetare. Ajo ishte nje proteste e Partise Socialiste, e cila donte te vinte ne pushtet me cdo cmim, qofte edhe me gjakderdhje. Ajo ishte nje proteste qe kishte dy muaj qe pergatitej; qe kur RAma i lutej me aman e derman Priftit qe t'i jepte videon. I vene ne dijeni per kete, Berisha paralajmeron publikisht Ramen, dhe jo vetem njehere, qe te mos guxoje te beje ate qe po pergatiste; ate kohe, akoma nuk dihej mire se c'po pergatiste monstra. Per jave te tera opinioni publik dendej me propagande makabre! Ky qe eshte Kryetar i ASH-se sot, bente thirrje per skenare tuniziane, libiane, egjiptiane ( qe ishin skenare kasaphanash). Kjo kulmoi nje nate para 21 janarit, ne nje bashkepunim kriminal me nje televizion qe eshte themeluar nga nje trafikant kokaine, Rama paralajmeroi jo "kater te shkrete", por "nje bulevard te mbushur me kufoma". Gjuha ishte fare e qarte: ose lesho pushtetin, ose do te te duhet te kalosh mbi kufomat e mijera te shkreteve qe me ndjekin mua! Diplomatet perendimore, informalisht, e paten quajtur Ramen aso kohe pikerisht keshtu: " te deshperuar per pushtet"!
Arsyeja se pse Rama, tani ne pushtet, ne cdo proteste te Opozites fut agjente civile ne turmen protestuese, eshte tregues i asaj qe quhet "beresi eshte kujtuesi", qe dmth se ai ka frike mos demokratet mund te bejne ate qe ai vete ka bere ne opozite, duke organizuar "grupe me agjende tjeter"; qe nuk ishin gje tjeter vecse kriminele, edhe te armatosur, per te provokuar gjaderdhje.
BAshibozuket mediatike dhe politike te RAmes, thone shpesh qe videot, per te cilat flisni, i kane amerikanet... amerikanet e nongrates, qe nuk kane mundur deri me sot t'ia paraqesin si fakt a prove Berishes, i cili ka 3 vite qe kerkon me ngulm qofte edhe nje prove a fakt te vetem; dhe keshtu t'ia mbyllnin gojen.
E ne fund pyetja: kush perfitoi nga 21 janari?!
Ja pra, krimineli i vetem ne kete mes, eshte ai qe erdhi ne pushtet, pasi beri kater kurbane; qe sot ka pushtet thuaj sa nje diktator dhe qe ka shkaterruar cdo institucion te shtetit, duke e kthyer vete kete te fundit ne nje qenef personal te tijin. Ky eshte Edi Rama.

Submitted by Anonymous (not verified) on

O plako videot jane dokumente. Keto qe bejme ne te dy jane komente. Eshte e kote qe e tjerr kaq gjate. Pse i fshiu nuk eshte pyetje qe kerkon pergjigje. Ajo eshte pyetje retorike. E ka pergjigjen brenda.

Submitted by Dori (not verified) on

Eshte absurditet kjo qe thua, nese e do keshtu. Eshte absurditet, sepse ti e merr per te mireqene nje gje qe e ke degjuar nga te tjeret dhe flet per video sikur i ke pare me syte e tu, por qe Saliu i paskesh fshire!
Nganjehere, gjera te thjeshta ne dukje duan trajtim te gjate; ky eshte rast, sepse eshte identik me ate te 1997-es, kur socialistet, per nje fenomen qe ka prekur, ne nje menyre a tjeter cdo vend qe ka pranuar tregun e lire ( piramidat ndodhen 11 vie me pas, ne 2008, ne zemren e finances dhe tregut boteror, ne SHBA!) , nxiten turmen te hapte depot e ushtrise ne mbare Jugun, te armatosej dhe te rifitonte me dhune ate qe pat humbur me vote ne vitin 1992; dhe gjithe ate gjakderdhje mes bandave te armatosura me keto arme ( eshte shume domethenese por edhe ironike, qe ne Veri, gjate atij viti ka patur shume pak viktima, ne disa qytete madje vrasjet ishin sic jane statistikat ne kohe normale)) ia faturuan Berishes!
Keshtu edhe me 21 janar 2011; per dy muaj me radhe pergatiten protesten e dhunshme, qe vete sipas tyre duhet te ishte me patjeter e pergjakshme dhe me shume viktima, aq shume sa te mbushej bulevardi me to! Dhe prape, fajin e ka Saliu!
Kjo fare e keqe!

Submitted by Anonymous (not verified) on

O plak a kishte filmime dhe rrjedhimisht fshirje apo jo. Ca i shkrun kto hartime kot. Kaq e thjeshte eshte.
A ESHTE FSHIRE SERVERI I KRYEMINISTRISE PAS NGJARJEVE TE 21 JANARIT?
A ka mundesi ti veme emer gjerave?
Mos na boni kaq budallenj. Po flasim per nje ngjarje te shkuar. Te ardhmen? Te shofim.
Ama e shkuara nuk mund te jete opinion. Eshte ngjarje.

Submitted by Dori (not verified) on

Me duket se u pergjigja, por kam pershtypjen se je i paafte per ta kuptuar.Te kuptohemi, mund te mos jete faji yt; si ti ashtu edhe shume te tjere, jeni ne nje sulm te vazhdueshem nga "avokate e analiste te shquar", qe ju bombardojne papushim, duke plasur "bomba" anekend neper studiot televizive dhe portaleve pafund.
21 janari ishte nje krim i ideuar, organizuar dhe ekzekutuar nga Edi Rama me bashibozuket e tij. Qellimi i final kesaj monstre, ishte qe me ane te kurbanit qe kishte vendosur te bente me 21 janar, te vinte ne pushtet.
Per fat te mire, nuk pati mijera kurbane, sic enderronte monstra. Per fat te keq, ia arriti qellimit per te marre pushtetin.

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Me duket se u pergjigja, por kam pershtypjen se je i paafte per ta kuptuar".
E pranoj. Jam injorant. Ti ju pergjigje pyetjes se pse u fshine serverat e kryeministrise por mendja ime e limituar nuk arriti te gjente pergjigjen permes fjaleve tuaja.
E kuptova edhe pse duhet te ike Rama. Sepse duhet rrotacioni.
Sepse boll ka vjedhur. Tani eshte radha juaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.