Patriarku serb në parakalim simbolik me veteranët e luftës së Koshares dhe Pashtrikut

Postuar në 06 Maj, 2024 15:35

Mediat në Serbi publikojnë një fotografi të Patriarkun Porfirije me veteran të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe Pashtrikut.

Patriarku i priti veteranët, bisedoi me ta dhe u dha dhurata dhe libra lutjesh

citojnë mediat serbe.

Nuk është ndonjë surprizë që një klerik serb i këtij niveli bën parakalime të tilla demonstrative, por ngjan disi e pavend që kisha apo feja në Europë të bëjë martesa simbolike në Europën e tanishme. Nuk ka asnjë dilemë për mesazhin që vjen nga kjo foto, se kush shpallet hero i kësaj kohe në Serbi, sikundër qëndrime të tilla krejt pa kuptim dhe të panevojshme, dëshmojnë se për çfarë ushqimi ka nevojë opinioni në Serbi, por edhe se cila është natyra e pushtetit në fqinjin tonë.

Nuk është në këto kushte e pavend apo e tepruar përgatitja për çdo lloj aventure nga Beogradi që e ka shumë të vështirë, në mos të pamundur të kuptojë ndonjë gjë nga historia.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe ne jemi te ngjashem me serbet!
Patriarku serq nderon kriminelet e luftes kunder shqiptareve!
Njesoj si Doktor Mortja qe kandidon fredi bejlerin per kryetar bashkie!
Padyshim… jena mbledh na ketu..du tju garantoj ju, se patjeter, padyshim… rrofte populli shqiptar.. padyshim

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Padyshim… vellezer te nje gjaku, si “te majte” ashtu dhe te “djathte”.
Per mu jane njesoj , si Doktor Mortja ashtu dhe Magjari i Surrelit!
Krimet kunder jetes dhe prones jane ne zbatim te plote kunder shqiptareve, pavaresisht kush Zdroms eshte ne pushtet!
P.S. me vjen te qesh me shqipet e mi, te cileve sapo ju shan idhullin, pernjhere mendojne se ti ke idhull siamezin!

Submitted by redaksia on

Nuk eshte kush i yti. Dhe nuk kane mbetur idhuj me, vec parase. Madje shqipet e tu vetem kete kane patur idhull ne perjetesi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.