Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 26 Prill, 2024 22:23

Presidenti turk ka shtyrë vizitën në Shtëpinë e Bardhë, e planifikuar për në 9 maj. Lajmin e bën të ditur Anadolu Agency, dike iu referuar një burimi që ka dijeni mbi vendimin. Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e kësaj shtyrjeje.

Një zyrtar amerikan vuri në dukje se takimi nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Takimi do të ishte vizita e parë dypalëshe në Uashington që nga viti 2019 kur Erdogan u takua me Presidentin e atëhershëm Donald Trump. Ai dhe Biden janë takuar disa herë në samite ndërkombëtare dhe kanë folur me telefon që kur presidenti demokrat i SHBA mori detyrën në janar 2021.

Lidhjet mes SHBA-së dhe Turqisë kanë qenë prej kohësh të tensionuara për shkak të divergjencave mbi një sërë çështjesh.

Ato njohën relaksim që kur Ankaraja ratifikoi ofertën për anëtarësimin e Suedisë në NATO në fillim të këtij viti, por tensionet vijojnë mbi Sirinë dhe Rusinë dhe luftën në Gaza.

Erdogan vizitoi Irakun fqinj këtë javë. Fundjavën e kaluar, ai u takua me liderin e Hamasit Ismail Haniyeh në Stamboll, takimi i parë midis Erdogan dhe një delegacioni të Hamasit të kryesuar nga Haniyeh që kur Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Erdogan i është referuar së fundmi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si "kasapi i Gazës".

Paraardhësit e mi i shërbyen Jeruzalemit për 400 vjet; trashëgimia e tyre nuk mund të fshihet," tha Erdogan.

Kushdo që kërkon “faraonët modernë nuk duhet të shikojë larg, vetëm shikoni ata që kanë vrarë pa mëshirë 35 000 palestinezë në 203 ditët e fundit”, tha ai, duke iu referuar ofensivës disamujore të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Netanyahu, si zuzarët para tij, ka skalitur emrin e tij në histori me turp si kasapi i Gazës”, shtoi ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.