Gjeni avokat përballë SPAK! A do të dëshmojë kush kundër kryeministrit?

Postuar në 07 Maj, 2024 15:36

Në një takim të sotshëm, të hapur me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka bërë të qartë se raporti i ri i zyrtarëve të saj apo qeverisë me hetimet penale do të duhet të ndërmjetësohet nga Avokati.

Gjeni avokat

tha z. Rama ndër të tjera duke bërë të qartë se askush nuk duhet të pretendojë që PS-ja të futet në betejë për mbrojtjen e dikujt prej njerëzve të saj.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që në kërkim të një mandati të ri, z. Rama ka zgjedhur të mos harxhojë energji për të debatuar për çështje që ai i quan të drejtësisë.

Së dyti, ai dëshmohet i sigurtë se asgjë nuk e implikon - ose shfaqet i tillë - në asnjë rrethanë, ndaj edhe ka komoditetin ta bëjë këtë deklaratë.

Së treti, z. Rama po jep mbështetje për strukturat e reja të Drejtësisë duke krijuar eventualisht pasiguri politike te të gjithë njerëzit me të cilët ka qeverisur.

Një gjendje e tillë e punëve duket se merr kësht trajtimin më të mirë të mundshëm, duke ia hequr Ekzekutivit dhe partisë barrën e mbrojtjes politike, por hap mundësinë që të kemi dëshmi që implikojnë edhe vetë z. Rama. E vetmja mënyrë që dikush që sot mbetet apo percepton se nuk ka mbrojtje politike, të mund të mbrohet, është të shantazhojë kryeministrin. Si dëshmitar, apo edhe si akuzator.

Arben Ahmetaj nuk u ngrit deri në këtë nivel për arsye që u interpretuan se kishin të bënin me mbrojtjen e vetes, por është e qartë se jo gjithçka është thënë. Ndaj mbetet për t’u pyetur se çfarë sigurisht ka kryeministri se nesër nuk dëshmon kush – edhe me prova eventualisht – kundër tij? Një letër gjendet përherë diku.

s.zaimi

Comments

Submitted by haha (not verified) on

per te qeshur ... dhe per te qare.
tek lufton korupsionin me urdhera dhe deklarata. seriozisht e ka ky birboja?
kjo tingelloi ...e di qe po i nxirni uje te zi more trima, por po ju kapen skam ctju bej. dhe ata qe e shihnin tere frike e mosbesim te hedhur te gjithe ne mbrojtje e ulur veshet si minj gjirizi ,,, ja vetem aty dhe atje... se pastaj e dine mire cfare do bejne ... do e shkundin si te mundin dhe si kane bere deri me sot.
tek fliste per aritjet dhe te shkuaren tek tregonte menxyrat e te meparshemve ne pushtet (PD) dhe keta qe protestonin deri me 2013 sa erdhen ne pushtet, me kujtoi fiks situaten e sotme, kur keta jane leshuar e po ja lerojne ne korrupsion e ish-hajdutet e opozites protestojne kudo e per cdo gje, per menxyrat e pushtetit.

oi oi oi .....
tha e cnuk tha, do tundte malet,
nderkohe gjithe Shqiperia tallet ....

Submitted by Dori (not verified) on

Mundohesh te besh ironi, por nuk di dhe perfundon duke e bere ate me veten. Por, nuk je i vetem ne kete vetetallje. Kjo menyre fataliste e te menduarit eshte tipike e gjithe asaj mases se palavdishme dhe te shemtuar qe quhet "elektorati gri".
Jane krejtesisht indiferente ndaj keqqeverisjes me te mbrapshte qe ka njohur ky vend, e sikur te mos mjaftonte kjo, mundohen edhe te tallen me ata qe protestojne!
Ne studiot televizive dhe mbare hapesiren mediatike, ne shohim ore e cast pafund debate,deklarata, intervista dhe shkrime te te ashtuquajturve opozitare, porqe nuk i kemi pare te bejne asnje proteste ndaj gjithe ketyre skandaleve te lemerishme; as aleatet "tradicionale" te PD-se, qe e shohin veten te titulluar si kryetare te perjetshem, porqe ne te njejten kohe i kerkojne Saliut t'u leshoje vendin te rinjve(!); as keto frymezimet e reja politike, me thurje e c'thurje, me lapaj e tapaj e dreqi me t'bir; dhe kulmi eshte qe me shume merren me pabesueshmerine e atyre qe protestojne, se me pushtetin e korruptuar, per te cilin edhe kur thone ndonje gje, e bejne me fjale te pergjithshme, aq te pergjithshme sa ta shpifin.
Pse nuk dalin te protestojne keta, pse?! Pse ia lene kete privilegj Saliut?! Aq me teper qe pretendojne skutherisht, se jane perfaqesues te asaj mases se stermadhe te heshtur?!
- Sepse jane te gjithe c'eshte me mbrapshte tek shoqeria shqiptare; jane pjesa me e shemtuar dhe parazite e saj; dhe e quajne Berishen dhe ndjekesit e tij, uzurpatore te protestave!
Po si e ka arritur kete uzurpim te protestes Berisha?! E kemi thene, me sakrificen e atyre kenaqesive te jetes, nga te cilat jane kaq shume te varur keta kritikuesit e tij; nuk gjen kush ndonje foto te tij ne kafenera dhe restorante, ketyre kenaqesive kaq te vogla dhe bajate te themi, pale pastaj ato te tjerat me te cilat jemi mesuar keto vite nga ky Kryeqenefi qe sundon sot; 80 vjec, dhe ne zgjedhjet e fundit lokale, ka bredhur anekend vendit, cdo dite, paradite e pasdite, ne takime me zgjedhesit; ne te vertete, kete e ka bere per tri dekada, panderprerje dhe papushim.
Po te kishin te njejtin seriozitet ne pune, vullnet dhe perkushtim politik si Berisha, mbase mund t'ia kishin zene vendin me kohe dhe nuk do te rrinin duke u ankuar per uzurpimin qe i paskesh bere ai opozitarizmit.
Eshte e kote; keta zvarranike, e shumta e shumta, mund te zvarriten kafenerave, studiove televizive dhe portaleve ku me shume derdhin vrere ndaj atyre, qe me veprimet e tyre, u kujtojne se c'duhet te bejne ne vend qe te zvarriten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.