Ka ndodhur thjesht një vetëvrasje?! Si ta raportojmë ngjarjen e Shkodrës?

Postuar në 07 Maj, 2024 15:53

Dhuna, shkak i vetëvrasjes. – TV Klan.

Alma Arrazi u vetëmbyt bashkë me 3 fëmijët – Report Tv.

Pastaj vazhdojnë gjithfarë soj grash e grarizmash që flasin për vetëflijim, për depresion, për lotë e për të tjera lodra vetëmanipuluese që po dëmtojnë një diskutim të shëndetshëm për pozitën e femrës në shoqërinë tonë.

Kemi gazetare që kapin kolltukun e studios me bythë e nuk e lëshojnë pa bërë hallën, tezen, gjyshen, gruan, mbesën, nënën, prapë gruan, gazetaren, analisten, fat-thënësen, moralisten e gjithçka të jetë e mundshme, vetëm e vetëm për të vënë në dukje sesa e zezë është gjendja e femrës në këtë vend.

Dakord, le të jetë edhe kështu. Le ta pranojmë. Në një vend ku edhe moti është opinion, le të jetë edhe kjo opinion.

Por në rastin konkret – përtej fatkeqësisë tragjike – ka një problem me raportimin. E para nuk kemi të bëjmë thjesht me një VETËVRASJE, por me një vetëvrasje të paraprirë nga Vrasja. Çfarë emri t’i vëmë ne, si ta raportojmë vdekjen e tre fëmijëve?

Edhe fëmijët u vetëvranë? Për shkak të dhunës dhe çdo hamendësimi që bëjnë këto gazo-gratë e studiove? T’i vëmë gjërave emrin që kanë dhe të themi se brenda një tragjedie të paimagjinueshme, zonja që vra u veten kreu një akt të patolerueshëm, me asnjë lloj të drejte natyrore apo shoqërore, kur mori tre fëmijët e i hodhi në lumë. Gjithnjë nëse versioni mbetet ky që kemi.

Nuk ka ndodhur vetëm një vetëvrasje. Ka ndodhur diçka shumë më e rëndë. Shumë më e rëndë, që zbulon një gabim tragjik, një faj të rëndë të ndërgjegjes sonë sipas së cilës fëmijët janë prona jonë e patjetërsueshme. Askush nuk mund të ketë të drejtë mbi jetën e tjetrit. Askush dhe Asgjë!

Një punë e mirë për t’u bërë është të mos dëgjohen këto dërdënget e studiove që kush i njeh nga afër e di sesa të frustruara janë edhe me hijen e vet, pavarësisht se predikojnë dhe japin mend për çdo gjë! Xhanëm njësoj si të ashtuquajturit burra!

s.zaimi

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Po pra, te gjithe kerkojne ta kalojne faktin qe kjo vrau femijet e vet, si diçka periferike te viktimizmit te saj! Absurde! Burri e konsideron gruan prone te veten qe nuk duhet te kaperceje te qenit ne funksion te tij. Po ama edhe gruaja ne rastin konkret, i konsideron femijet prone te sajin, qe nuk duhet te ndjejne ndryshe nga ajo! Dhe "njerezia" shprehet "nuk donte ti linte ti gezonin te tjeret"!!! Egoizem i gdhendur ne DNA!

Submitted by Dori (not verified) on

Ne nje episod te nje kanali ne Youtube ( Explore With Us, EWU) qe trajton krime te gjithfarllojshme, kam hasur nje nje te ngjashem, qe mu kujtua me kete rast. Duke u kujdesur te jene sa me objektive per motivet e tragjedise, ata jepnin versionet e ndryshme, edhe keto te mbeshtetura nga analizat e eskperteve te ndryshem; njera nder to ishte se nena vrau femijet e saj, si ndeshkim ndaj bashkeshortit qe e tradhetonte ( qe ai te vuante gjithe jeten, si fajtor per humbjen e femijeve te tij).
Asgje nuk e justifikon vrasjen e 3 femijeve. ASGJE. Ne nje kanal te tille, por edhe ne te tjere te ngjashem ne Youtube, kam hasur ne jo pak raste nenash qe vrasin femijet e tyre; dhe ne menyren me makabre; duke u prere fytin ne gjume; duke i varrosur te gjalle; duke i djegur; duke i bere copash dhe futur ne frigorifer etj ; dhe c'eshte me e tmerrshmja, ne ndonje rast, thjeshte e vetem qe po kalojne nje periudhe depresioni!
Gazetaret tona thone ato cka thone, thjeshte se jane kokeboshe; jane aq kokboshe, sa nuk te lene mundesine te zemerohesh me to. Fokusimi i kobosheve vetem tek keqtrajtimi i femrave ne shoqerine shqiptare, duke anashkaluar me kaq lehtesi krimin e vrasjes se femijeve, eshte pasoje e kesaj kokboshesie.
Ketyre, kot per gallate, do t'ju sugjeroja te merreshin me nje aspekt tjeter; me ate te gruas se panjohur, te perfolur si shkaku i tradhetise se burrit te gruas qe vrau veten dhe femijet... sepse perhere kur flitet per tradheti, keto shylybyle, fajesojne burrat patriarkale shqiptare, a thua se kete tradheti e konsumojne me dele e dhi, dhe jo me gra!

Submitted by Hekuri (not verified) on

Se di pse ka vend per habi ketu?!
Qe ska familje ne kete vend sepse njeriu eshte ne andropauze mendore? Kjo dihet.
Qe donte me e cu dashnoren ne shtepi ai? Kjo eshte europiane
Qe njera vrau veten dhe morri dhe femijet? Po as kjo sben me pershtypje se ketu gruaja ka qene dhe do jete objekt.
Mashkulli do shihet si bankomat pa pin, qe hudhet spiranca dhe hajde o burra mbahena. Kurse ketu kenaqen kur i lajne dhe shplajne, dhe gruja qe zgjedh o per shpi!
Ne, vella dhe demokracine dhe shoqerine e hapur e kena pa me syte e bythes. Ska asnje lloji standardi per vleren dhe moralin e rrobit. Tashi keto jane subjektive.
Nuk ka me profesionist se te gjithe bejne gojore shefave lart e poshte. Dhe ketu ne ket vend mos harrojme cdo njeri eshte SHEF, kjo eshte e vdekme.

Submitted by Aqif (not verified) on

Komenti Andreas eshte teper i sakte.
Shpresojme qy burri i se ndjeres nuk justifikon veten dhe krimin e saj duke fajesuar shtetin qe po i perndjek si kriminele burrat qe duan shume gra dhe nuk i lene te bashkejetojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.