Rikthehet "Matrix"

Postuar në 03 Prill, 2024 19:28

Matrix 5 është në proces. Warner Bros njoftoi se skenaristi i "The Martian", Drew Goddard, është shkruesi i skenarit dhe do të zhvillojë produksionin me partneren e tij në Goddard Textiles, Sarah Esberg.

Lana Wachowski do të ketë rolin e producentes ekzekutive.

Nuk është e qartë se cilët aktorë nga universi i "Matrix" do të jenë yjet e filmit të ri.

Detajet e skenarit nuk janë zbuluar, por presidenti i prodhimit të Warner Bros Motion Pictures, Jesse Ehrman, thotë se historia do të çojë përpara botën e fantazisë pa u larguar shumë nga ajo që e bëri serialin sukses. 

"The Matrix", i cili nisi në 1999, konsiderohet si një nga filmat fantastiko-shkencorë më me ndikim të të gjitha kohërave. Ai frymëzoi tre pjesë pasuese, "The Matrix Reloaded" në vitin 2003 dhe "The Matrix Revolutions" dhe "The Matrix Resurrections" në vitin 2021.

Pjesa e katërt, e cila mbërriti 18 vjet pas filmit të parë, rezultoi një zhgënjim masiv në arkëtime. Ai mblodhi vetëm 159 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa buxhetin e kishte pasur 190 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.