Erjon Veliaj nuk mund të jetë më kryetar bashkie

Postuar në 19 Prill, 2024 12:19

Protestues dhe përfaqësues të njohur të opozitës parlamentare janë duke protestuar para Bashkisë së Tiranës ku qëndron në detyrë Erjon Veliaj. Protesta nuk ka as shkak të stisur, as motiv madhor, as qitje të largët: ajo është e thjeshtë. Në Bashki qëndron një ndër hajdutët më të mëdhenj të dyshuar në Shqipëri dhe ka disa njerëz – me kusure kuptohet – që po thonë që ai të ikë.

Personi në fjalë është i akuzuar për disa afera, por në asnjë rrethanë nuk është kërkuar në pyetje nga SPAK dhe as dihet nëse është nën hetim. E vetmja gjë që dihet është legjitimiteti i z. Veliaj është në pikëpyetje dhe është e tillë edhe sikur të gjithë socialistët ta rivotojnë nga e para. Sepse përndryshe na duhet të rishkruajmë rregullat dhe përcaktimet për një institucion publik. Nuk janë problem as disa molotovë, as morali i munguar i atyre protestojnë: Erjon Veliaj nuk ka më asnjë tagër të jetë kryetar bashkie pas asaj që ndodhi ligjërisht me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Po mire mo ju ca jeni? Prokuror apo gjyjates?
Gazetari eshte kjo m lart?

Submitted by Tini (not verified) on

Nuk eshte shkrimi per ju nga zona e pare operative se skeni per tu bere ndonjehere. Eshte per pjesen tjeter te Shqiptareve.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Hajduti i dyshuar nga ata qe kane kusure nuk duhet te ike. Ikja behet me vote dhe me ligj. Ikni se na duhet rrotacioni eshte baraz: ma liro zyren se kam rradhen per te vjedh.

Submitted by fiks e ke (not verified) on

qe ta permbledh kete qe thua ti, me lirikat e Ghali (rap Tuniziano-italian):
Il cesso e qui a sinistra, il bagno e in fondo a destra.
Shqip i thone : njeri mut e tjetri kake!
Jane komplet out te dyja krahet dhe tamam qe : ike nga karrigja ti, qe do ulem une (se kam radhen per te vjedhur dhe u be nje dekade tashme qe "vuaj", mgjse i kam akoma bizneset qe vodha kur isha ne kete karrige me pare) eshte motoja e tyre, nderkohe qe leku nuk e leshon palen tjeter te ike se helbete nuk e dine akoma se ne c'nivele te paimagjinueshme do i coje mandati i katert (ata, se shumica e shqiptareve kane per te ngelur aty ku jane, bile dhe me keq akoma ....).
Me kujton Xhaxhken tek deklaroi se e kishte mare ate plazh si "investitore strategjike" qe te conte dhe me lart te ardhurat e sektorit strategjik, turizmit. Prioritet ky i qeverise dhe Rames dora vete. Tamam : Per ju perpiqemi gjithe kohes more maskarenj, dhe ju as nuk ta dini per faleminderit! (Rofsh o Kadri Roshi tek Lulekuqet mbi mure) Keta te nxjerin dhe borxh nga mbrapa ... Bile pretendoi se ja kishin futur me dokumente ngaqe kishin bere pislleqe ne kohen e PD kur kishin pervetesuar ne vitet '90 toke ne menyre te paligjshme, "pronaret" qe ja kishin "shitur". Aty kur flet cdo gje duhet ta vesh ne thonjeza se cdo "biznesmen" "qeveritar", "pronar", "shkruaj cfare fjale te duash" eshte nje manifestim i produktit te korrupsionit e babezise ne nivelin me te larte gjate gjithe asaj periudhe kohere, qe e quajne "demokraci".

E si mos qeshesh me keta palaco qe te kujton ciftin Meta (familje hajdutesh me cizme) tek luajne theatro me nje parti inegzistente neper ekrane qe nuk jua var njeri.
Kusuri i shqiptareve te shtrengojne radhet se gjithe hesapet i kane me te paudhin, sido qe te vije puna.

Submitted by Taras (not verified) on

Dihet qe Eri eshte hajdut, por keta perfaqesuesit e "njohur" te opozites jane me hajdute se ai. Dhe po therrasin kape hajdutin.

Submitted by Dori (not verified) on

Eshte e kote. Erion Veliaj mund te ike vetem nese keshtu vendos Edi Rama dhe nderkombetaret qe e mbeshtesin.
Erion Veliajt, ashtu si Edi Rames, nuk ia ndjen aspak per protestat e Opozites apo kujtdoqofte, perderisa kane kete pushtet qe kane dhe mbeshtetjen e paprecedente te ambasadave perendimore ne Tirane. Nese sot, pikerisht ne kulmin e skandalit, do te mbaheshin zjedhjet per Bashkine e Tiranes, Veliaj do te fitonte perseri, dhe me te njejten diference votash madje, me cilindo kundershtar perballe. Socialistet e votojne edhe sikur ai, bashke me stafin e Bashkise, te dale ne rruge te madhe e te grabise kalimtaret e rastit ( kane 80 vjet pothuaj nje shekull, qe kjo fare e mbrashte e ben nje gje te tille); policine, prokurorine, gjykatat dhe gjithe drejtesine e kane ne xhep tashme; dhe mbeshtetjen e pakufi nga nderkombetaret.
Ka mbi 20 vite qe Veliaj dhe grupi i tij i Mjaftisteve eshte investuar per te arritur ne kete stad pushtetshmerie qe kane sot. Te mendosh se mund t'i shkoje ne mendje te heqe dore nga kjo, eshte naivitet. Te gjitha argumentet, duke filluar nga ato morale dhe politike, qe rreken te provojne se ai eshte i deligjitimuar si Kryetar Bashkie, jane kot sepse nuk kane asnje vlere per te.
I vetmi argument ne kete rast eshte ai i forces; por edhe ky argument ka shume pak te ngjare, per nje mori arsyesh.
Se pari, ai qe mund te mobilizonte me te vertete nje mase te madhe qytetaresh, Sali Berisha, eshte ne izolim; sado te beje thirrje nga dritarja e shtepise, nuk e ka efektin e te qenit prezent me protestuesit. Se dyti, ne shprehjen e pare te shenjes se forces, sic u pa sot me kapsollat dhe flaket ne dyert e Bashkise, ne menyre te rrufeshme reaguan ambasadat e SHBA-se dhe BE-se, kunder saj dhe ne mbeshtetje te policise se banditeve civile; se treti, edhe per pasoje te dy te parave, ka nje stepje tek shume nga protestuesit e zakonshem (madje edhe militante) te protestave te meparshme.
Keshtu pra, eshte e kote, krejt e kote cdo gje. Me kete percudnim qe i ka bere Rilindja shtetit, edhe kur keta te mos jene me ne politike, prapeseprape do te jene te ngjashem, qe do te veprojne njesoj si ta; qofte nga e majta qofte nga e djathta, qofte na PS-ja qofte nga PD-ja dhe qofte nga cdo parti tjeter, e vogel a e madhe, qe ekxiston sot a qe do te krijohet neser.
Situata te tilla jane me te vertete deshperuese, dhe te bejne edhe pak filozof; te bejne te shpjegosh te shkuaren e rraces sone , me kete qe po bejme ne sot; dhe te prashikojme te ardhmen, po me te.
Eshte me te vertete deshperuese.

Submitted by Anonymous (not verified) on

O plak Saliu nuk eshte izoluar fizikisht. Ai eshte izoluar moralisht. Nuk e voton populli. Ai thote: "...edhe 5 vete po votun opoziten nuk me intereson. Mjaft qe ta kontrolloj une Une faktorizohem edhe me ata te peste. Pushteti? E kam pavaresisht se nuk qeveris."

Submitted by Dori (not verified) on

O plak, Saliu e deshe se deshe ti, zyrtarisht, eshte politikani i dyte me i votuar pas Edi Rames. Edhe pse eshte ne nje pozite shume te pafavorshme, me Nongraten mbi shpatulla, policine, prokurorine, gjykatat dhe gjithe shtetin mbi shpine; nuk po llogaris ketu faktoret e tjere esktrapolitike qe shfrytezon Edi Rama per ta eleminuar ate politikisht.
Ai eshte politikani qe, sot per sot, merr me shume vota se te gjithe opozitaret e tjere te marre se bashku, shto ketu edhe keto partizat e reja me djem "premtues dhe te adhme ne politike".
E citon gabim, sepse ajo qe ka dashur te thote eshte krejt tjeter gje; eshte deshmi konkrete se pse ai nuk e ka humbur mbeshtetjen e elektoratit demokrat, edhe pse ka vite te tera qe nuk ka asnjelloj pushteti.
E kam thene dhe e them, se njerezit jane aq shume te percudnuar moralisht, nga diktatura dje, dhe vazhdimesia e saj (socialiste) sot, sa nuk jane te afte te kuptojne se ka njerez ne kete bote qe te mbeshtesin edhe pa interes.
Ka shume gazetare qe quhen a vetequhen investigative, qe i shohim cdo dite ne ekranet televizive dhe qe na habisin me njohurite qe kane mbi boten e krimit dhe lidhjet e saj me politiken ; mirepo, a ke degjuar ndonje prej ketyre te kete denoncuar, keto 11 vite te PS-se ne pushtet, ndonje skandal te madh korruptivo- kriminal? - Jo, nuk ke degjuar.
Po ka edhe shume politikane, qe konsiderohen te ndershem dhe kurajoz, cdo dite edhe keta studiove televizive; mirepo, a ke degjua te njejten nga to? - Jo, vetem fjale te pergjithshme per krimin e korrupsioni, oligarket autokratet, denoncime aq te pergjithshme, sa ia ben edhe vet Rama qeverisjes se tij, kur eshte ne oren e autokritikes se shendoshe.
Te gjitha skandalet e medha, paperjashtim, i ka denoncuar i pari Berisha; me thuaj nje, te te them qe ka qene i pari Berisha qe e ka thene; bile edhe kete me Olsi Ramen dhe Xibraken, e ka ai denoncuar i pari, ne kohe reale, ketu e 10 vite me pare; asgje te re s'ka nga ato qe thote Bardhi.
Kjo eshte arsyeja se pse u be i padurueshem per mazhorancen socialiste.
Ishte i pari dhe i vetmi qe denoncoi konsiparacionin shqiptaro-serb te shkembimit te territoreve; aq i forte ishte ky denoncim dhe ky qendrim, sa faktori politik si ne Shqiperi ashtu dhe Kosove e Maqedoni, pati nje periudhe heshtjeje qe vinte nga corodia prej poshtersise se Rames; pastaj, nje nga nje, dhe per disa me shume sforco, dolen nga apatia duke mbajtur te njejtin qendrim si Berisha, derisa u krijua masa kritike per ta anuluar ate projekt.
Kjo eshte arsyeja se pse u be i padurueshem nga burokratet amerikane qe merren me Shqiperin dhe lobuesit e tyre, qe skutherisht ishin investuar ne kete projekt te erret.
Keto dy padurime ndaj tij sollen nongraten dje dhe perndjekjen ligjore sot. Uroj qe te mbetet me kaq,duke pare se Berisha se ka ndermend te terhiqet; dhe me cdolloj cmimi.
Ata qe e duan Berishen, ashtu si ata qe nuk e duan, jane te qarte per kete gje; prandaj, te paret e mbeshtesin, pavaresisht situates ku ndodhet, dhe te dytet duan ta neutralizojne me cdo kusht.
Ka edhe nje pale te trete, ata qibaret e medemek zones gri, qe ne fakt jane nder qytetaret me te papergjegjshem, qe japin mend e bejne moral per gjithcka, por vete nuk bejne asgje.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Inteligjenca e pakufishme e popullit shqiptaro - arberoro - iliro - pellazg demonstrohet gjeresisht duke pare listen e mender "Liderave" qe e kane udhehequr duke e bere te çaje kaken me luge ne dore:

1. Ismail Bej Qemali - Nje lloj turku, te cilit iu tek te kishte nje principate me vete, qe u zhduk nga historia para se te linte ndonje gjurme te rendesishme.

2.Ahmet Zogolli, katunar injorant me ambicie gjiganteske, qe u veteshpall Mbret, pa pasur ndonje Mbreteri, apo ndonje soj fisnikesh. U perpoq per ndonje "modernizim" po ngarkoi e shkoi sapo ra buria.

3. Enver Hoxha, bastard i bimbashit te Gjirokastres, si pune qefliu nga te gjitha anet. Zakonin per te perdorur prapanicen per qef e zhvilloi ne perdorimin e saj ne politike dhe per 41 vjet rresht, 1944-1985, pra qysh se mori pushtetin e deri sa vajti ne esfelt te gomereve qellimin kryesor e pati te ruante pushtetin e vet, paçka se delet qe i kishte rene rasti te ruante, desh ngordhen nga uria edhe sepse ai vete si bari qe ishte kishte simpati te madhe per barin.

4. Sali Berisha. No comment, te gjithe ia njohin bemat fantastiko - kllapike, duke filluar qe nga "t'ma gzoni kokn e kols, dallnyshn e par t'kapitalizmit" e deri tek katastrofa e viti 1997. E, e organizoi mafia komuniste, po dyshemene ia kishte bere gati azgani Sali, sigurisht pa e ditur. E sa gjera beri, pa e ditur ky njeri. Dhe vazhdon te beje.

5. Fatos Nano. Ky po per Zotin. Ky kishte filluar te pergjonte gocat ne nevojtoren e shkolles nga nje vrime qe e kishte hapur ne murin e hales, dhe konceptin e perdori me sukse ne politike, njelloj si "baba i vet shpirteror" (sic tha vete para kosovareve ne Zvicer) Enver Bastardi perdori prapanicen. Nuk po flasim ketu per huqe rreptesisht personale si pijanecllekun, bixhozin etj pislliqesh. Ne fund te fundit asnje here nuk duhet ngaterruar "QEFI" me "PROFESIONIN".

6. Edvin Rama. Wow! Ky po. A e do basketbollist, fap koshi i basketbollit ne zyren e Kryeministrit, ta kete per te ulur nga pak nervat qe nuk para i ngrihen. A e do piktor, fap mbushi muret me zhgarravina idioteske, frut i kllapive mentale qe ky i sheh me sy hapur sa here i vjen shurra. Ka lene edhe mjeker si per te mbyllur ciklin qe filloi me Ismail Beun, se i kane mbushur mendjen qe ka me shume dukje.

7. Po behem pak si Nostradamusi e po them, ai qe vjen pas Edvinit, o do te jete QOSE, o do te jete bastardi i ndonje Iraniani qe rastesisht i qelloi te stervitej ushtarakisht ne Fenerin NDricues Buze Adriatikut.

Ithtareve te ketyre personazheve sa te lavdishem, aq edhe historike u kerkoj paraprakisht ndjese nqs u kam prekur ndonje ndjenje delikate qe kane per keta bandite. Ketu fjala "bandit" eshte perdorur ne kuptmin, pjestar i nje bande muzikore, jo ne ate kuptimin dashakeqas qe nganje here te pashkolluarit i japin kesaj fjale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.